Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

‘Atlete të bardha për ditë të zeza’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

‘Atlete të bardha për ditë të zeza’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

17:04, 11/07/2018
A+ Aa A-

Iriqi: - Zoti Rama,

Rama: - Uëjsh në bythë, hahaha. Vazhdo!

Iriqi: - Pse në takimin në Londër shkuat me atlete?

Rama:- Atletet e sat ëme! Hahaha, vazhdo!

Iriqi: - Vazhdo ti!

Rama: - Bëj pyetjen tamam se të q.. robt unë.

Iriqi: - Për atletet...

Rama: - Ne njerëzit kemi një shprehje të urtë. Atletet e bardha janë për ditë të zeza.

Iriqi: - Ditë të zeza?

Rama: - Po. Se asnjë projekt nuk na jepet nga këto takime. E ke vënë re që unë shkoj atje vetëm me atlete.

Iriqi: - Pse?

Rama: - Po që njerëzit mos më çajnë trapin me kritika. Jo shkova kot, jo s’ma var njeri... Fap nxjerr atletet e ia nisin pse me atlete, pse harroi këpucët, pse ..Si macja e shfaqjes.

Iriqi: - Cila mace?

Rama: - Shfaqej një dramë dhe njerëzit nuk po e pëlqenin fare. Në atë çast doli në skenë një mace nga bodrumi dhe aktorët nisën ta ndjekin. U dhjenë njerëzit së qeshuri. Ajo mace nuk doli më ditët e tjera, por salla plot se u përhap fjala që ka gallatë me një mace. Ja, fiks si historia e atleteve. Nuk pyet njeri pse nuk na dhanë një kacidhe, por flasin a ishim me lidhëza apo pa lidhëza atletet e mija.

Iriqi: - Para Merkelit nxorët dhe Xhafajn. Çfarë tha ajo?

Rama: - Ajo as dëgjoi se kush ishte. Ndërsa Fatmiri mori në celular të vëllanë dhe i tha se për dy muaj lirohesh. Ma premtoi vetë Merkeli. Nuk e di qyqari se Tahirin e takoi Obama dhe po rri fshehur ne shtëpi si lepur.

Iriqi: - Po Gjiknurin pse e tërheq kudo ku shkon?

Rama: - Gjiknuri është firmëtari im. I ke parasysh ato firmat e stampuara të mjekëve? Kështu dhe Damiani. Diamant e kam. Firmos e qesh veç ai e bën. Ose e ka mendjen dyst, ose më do më shumë se veten e tij. Dhe kur të futet te 313 s’ke nevojë t’i shkosh. Se nuk pi as cigare, as alkool, as ... Lazarat. Është rehat dhe na le rehat.

Iriqi: - Si shkoi biseda me Cipras?

Rama:- Kush e q... atë mor burrë. Tani që nuk na u hapën negociatat ai më duket si dashnorja kur i vijnë ato. Hahaha, me ta shpif dmth. Por e kemi bërë fjalë me Metën që e jap unë ‘Ok’, por e hedh Meta andej. Dhe varja deri te negociatat e tjera.

Iriqi: - Po Majko për pak të trazoi partinë.

Rama: - Majko më ka në vend të majkës. Erdhi që në mëngjes e kur prisja dorëheqje, më puthi dorën.

Iriqi: - 43% e shqiptarëve duan ta lenë Shqipërinë.

Rama: - Pak qenkan. Për këtë mut vend mendoja se 90% do kishin dëshirë të ikin.

Iriqi: - Edhe pleqtë?

Rama: - Ata të parët. Me 100 euro pension as qeni nuk rron.

Iriqi: - Po përgjegjësia jote...

Rama: - Tashi e meriton të them të q...fsha robt! Unë përgjigjem për kulla, për koncesione, për shitje trualli, për rritje taksash. E këto i kam bërë një më një.

Iriqi: - Po populli...

Rama: - E ç’thotë populli?

Iriqi: - Robt ku t’i kesh, shan. E thotë me zë të ulët tani. Do zoti e nuk i hipën inati se do veshësh fustanin e Ruçit pastaj... Do të duhet ta zgjatësh pak që mos të të gërricin ferrat rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco