Rama të dorëzojë ekspertizën e audiopërgjimit, se mbi bazën e saj po e mban në këmbë qeverinë!

Rama të dorëzojë ekspertizën e audiopërgjimit, se mbi bazën e saj po e mban në këmbë qeverinë!

14:45, 11/07/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, pasi depozitoi kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda sëbashku me homologun e tij të PD, Edmond Spahon, bëri të qarta arsyet pse ishin bashkuar në këtë nismë.

“Kjo është një nismë e përbashkët e jona; është për të ndarë qartë Prokurorinë para së cilës janë të barabartë të gjithë shqiptarët nga Prokuroria paralele e Kryeministrit.

Ky kallëzim sot, vë para opinionit publik shumë qartë se në Shqipëri funksionojnë dy Prokurori: kjo Prokurori ku ne kemi ardhur për të bërë kallëzimin penal që sapo e depozituam dhe Prokuroria e Kryeministrit, që ka bërë edhe hetime, ka bërë edhe verifikime, ka bërë edhe ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate që i ka bërë publike e mbi bazën e të cilave ai mban në këmbë qeverinë e tij; sepse e ka thënë qartë se "unë e kreva ekspertizën, mora rezultatet, ishte e manipuluar" dhe sipas kësaj, "unë po i rijap mbështetje politike edhe Ministrit tim të Brendshëm që të vazhdojë detyrën dhe gjithë mazhorancës sime".

Gjithmonë bëhet fjalë në rast se e ka, megjithëse sinqerisht jam i bindur se nuk e ka, por që të fshehësh një provë e të mos e bësh publike ndërkohë që një hetim penal ka filluar, është gjëja më skandaloze, sepse i kemi vënë qytetarët para dy alternativave: një  qytetar që është Kryeministri që nuk përgjigjet para drejtësisë dhe qytetari i thjeshtë që shkon para drejtësisë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco