Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Ditë e zezë/ Shqipëria i dorëzon sot Greqisë, 1200 km2 det

Ditë e zezë/ Shqipëria i dorëzon sot Greqisë, 1200 km2 det

10:23, 10/07/2018
A+ Aa A-

Sot Edi Rama në emër të Shqipërisë i fal Greqisë detin, por jo vetëm kaq. Shqipëria i fal edhe nderin, pasi heq nga historia emrin e Çamërisë dhe çam.

Marrëveshja do të shkruhet sot në Londër nga Rama dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke denoncuar këtë marrëveshje copëtimi të pasurisë shqiptare, shkruan se me këtë marrëveshje, Shqipëria i fal Greqisë një sipërfaqe prej 1200 kilometra katrorësh det.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Dite e zezë në historinë e kombit shqiptar!

Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!

Miq, sot në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos:

- Copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë copëtim, të bazuar në një marrëveshje të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë,

- Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

- Triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut.

Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohe që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘Çamëri’ dhe, si njeri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire.

Miq, kjo dite e zezë fton shqiptaret t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtareve të kombit shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jrgen10/07/2018 16:32

Per nje pale atlete e poture fal c'te mundet, Atdhe, nder,shtepi,shoke. Me kete Popull truthare qe Shitet per nje thes Miell pak po ben.

Jorgo10/07/2018 14:09

Rama nuk eshte mbret i Shqiperise. Ai mund te firmose tradhetine por jo te fale ndonje centimer uje apo toke. Kane ngelur aq shqiptare sa tja tregojne vendin atij e Greqise tinzare.

Hermes 10/07/2018 14:03

Nuk mjafton te shkruash , si nje patriot dhe politikan duhet te udheheqesh popullin , per te mos lejuar asnje politikan ta trajtoje Shqiperine si ciflikun e tij . Nes e vetem shkruan dhe nuk merr vendin qe te takon si politikan opozitar do te thote qe je pjese e kesaj marreveshje te turpshme ti dhe e gjithe Partia qe ke drejtuar , per me teper qe fillimisht ka qene nje inisiativa jote .

Shto koment

Denonco