FOTO/ Ja deputeti që votoi në emër të Vangjel Tavos

FOTO/ Ja deputeti që votoi në emër të Vangjel Tavos

14:10, 06/07/2018
A+ Aa A-

Vangjel Tavo pa qenë fare prezent në sallën e parlamentit, por rezulton se ka “votuar” pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Thënë ndryshe nëse do të ishte e vërtetë kjo do të bënte edhe një tradhti ndaj grupit parlamentar të Lsi që është kundër këtij ligji.

Vetë Tavo i habitur është shprehur se nuk ka votuar as pro as kundër, ‘sepse nuk jam fare në Shqipëri’.

Atëherë kush e ngriti kartonin jeshil në vend të tij?

Të gjitha gjasat janë që këtë “vjedhje” ta ketë bërë Robert Bitri.

Ky i fundit është zgjedhur nga listat e LSI për qarkun e Fierit, por së fundmi është larguar nga ky grup duke i deklaruar deputet i pavarur dhe që tashmë i është bashkëngjitur mazhorancës qeverisë.

Faktin se është Bitri ai që votoi në vend të Tavos e konfirmon edhe kreu i LSI, Petrit Vasili.

Tashmë mbetet për tu parë nëse Gramoz Ruçi do ta shpallë të pavlefshëm këtë votim me kartona të vjedhur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco