Ilir Kulla bën deklaratën e fortë: Nëse vijnë 660 mijë sirianë, Shqipëria futet në kolaps brenda 2 javësh

Ilir Kulla bën deklaratën e fortë: Nëse vijnë 660 mijë sirianë, Shqipëria futet në kolaps brenda 2 javësh

19:06, 23/06/2018
A+ Aa A-

Jo 600 mijë refugjatë, por as 200 dhe as gjashtë të tillë nuk mund të mbajë Shqipëria. Analisti Ilir Kulla është kategorik dhe argumenton në studion e emisionit “Kjo Javë” në Neës 24 së vendi ynë nuk është i përgatitur të përballojë një krizë migratore.

Ai shpreh habinë se si politikanët dhe zyrtarët shqiptarë nuk mund ta argumentojnë një gjë të tillë para ndërkombëtarëve në një kohë kur vende me ekonomi më të fuqishme se ne, e kanë thënë tashëm fjalën e tyre. Kulla shkon deri aty sa thotë se Shqipëria kapitullon për dy javë nëse pranon të marrë kaq shumë refugjatë.

 “Zyrtarët shqiptarë nuk duhet të kenë aspak turp të thonë ne nuk kemi mundësi. Po ju them ne nuk jemi të përgatitur për një krizë refugjatësh. Ka një amulli të madhe në lidhje me këtë çështje, por politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësi, të dalin e të thonë se nuk kemi mundësi të pranojmë jo për 600 por as për 6 refugjatë”,- tha Kulla.

Ai shtoi ndër të tjera se politikanët tek ne duhet të heqin dorë nga lojërat e fjalësve, jo pranojmë sa na mban kurrizi, apo aq sa kemi këllqe (Taulant Balla). Kulla shkon deri aty sa thotë se Shqipëria kapitullon për dy javë nëse pranon të marrë kaq shumë refugjatë.

“Kur nuk i mban kurrizi Mateo Salvinit dhe ekonomisë së 7 më të fuqishme të botës, do na mbajë ne? Po e përsëris, nuk kemi mundësi të përballemi me një krizë migarcioni. Vende si Spanja, Franca, Italia që janë vende mesdhetare si ne me ekonomi shumë më të madhe edhe ato janë lodhur nga kjo histori. Nuk bëhet kjo! Duhet të jemi taksativë, t’ua themi edhe politikanëve europiane së nuk ka shanse. Shqipëria kolapson brenda dy javësh nëse kjo ndodh”,- shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zef Preci24/06/2018 12:41

Pertej ksenofobose se panevojshem te nje vendi migrator gjate gjithe historise se vet, sic eshte vendi yne, dhe debatit shterpe politik midis pozites dhe opozites, aresyetimi i zt. Kulla me duket plotesisht me vend. Kjo sepse jane disa ceshtje te natyres gjeografike, territoriale, politike dhe te rreziqeve te paparashikueshme te “disbarkimit” dmth te krijimit te nje qendre te madhe pritese te emigranteve ilegale, te atyre qe kapen ne Detin Mesdhe, sikurse mendohet. Gjeografikisht, Shqiperia nuk eshte ne kufinjte e jashtme te BE-se me vendet e treta te Azise, Afrikes se Veriut, etj. Dmth sjellja ketu duke menduar se ata kane lene pas Turqine, Greqien, Italine dhe Spanjen eshte veshtire te gjeje argumente bindese. Nga pikepamja territoriale, dendesia e popullsise per kilometer katror ne Shqiperi eshte me e madhja ne krahasim me vendet e siperpermendura dhe nuk e vendos Shqiperine ne kushte te favorshme per ngritjen e nje qendre te tille. Nga pikepamja politike, dmth e kontrollit shteteror mbi territorin si dhe te sigurise publike/rendit, as qe mund te krahasohet funksionimi i shtetit ne Turqi e Greqi apo ne Itali me vendin tone… Dmth nese hidhet nje hap i tille, grupet kriminale qe deri me sot kane trafikuar qenie njerezore dhe droge, fare mire do te intensifikojne veprimtarine e tyre dhe mund te jene shume te interesuara per kete biznes kriminal me shume se kushdo tjeter…Ekonomikisht dhe infrastruktura ekzistuese shteterore, sic tregon edhe menaxhimi i permbytjeve te viteve te fundit, as qe mund te flitet per pervoje, njohuri, kapacitete, etj. Se fundi, nese te gjithe faktoret e mesiperm kapercehen (sic mund te mendoje ndokush qe perpoq te na mbushte mendjen te pranojme armet kimike ne kembim te "milarda dollareve" imagjinare pak vite me pare) historia e muxhahedineve (nje rrezik tjeter potencial ekzsitues i sotem) tregon se mbasi kapercojne problemet e momentit, edhe vendet me te fuqishme zbehin interesimin dhe mbeshtetjen e vet per zgjidhje definitive - riatdhesim te te refuzuarve apo trafikuarve ilegale. Dmth shtohen rreziqet qe qindra mijera te te “disbarkuar” fillimisht per verifikim dhe seleksionim peprara dergimit diku tjeter (ku? ata ishin “diku" perpara mberritjes ne Mesdhe) te mbeten per dekada me radhe ketu dhe merren me me mend lehte pasojat e paparashikueshme ne nje rast te tille. Prandaj me mire jo ksenofobise, por "Po" aresyes se shendoshe dhe asnje “bargain” me integrimin Europian te vendit... Ta ndihmojme qeverine te thote "Jo" dhe te mbyllet me kaq ky kercenim i ri per shqiptaret.

shqiptar24/06/2018 10:29

Kjo qeveri nuk po kap dot 17 banda kriminale aktive që vetë e ka pranuar se zhvillojnë aktivitet mafioz trafiqesh e krimesh të tjera, nuk po areston dot ministra të mbrendshëm që bashkëpunojnë edhe familjarisht me mafien, e qenka e zonja që të bëjë zap 600 mijë emigrantë të pa verifikuar të ardhur nga Arabia e Afrika. Nëse zyrtarët e BE do të ishin të përkushtuar për frenimin e emigracionit , a nuk do të kishte qenë më mirë që duke ju përveshur qeverisë Rama për ta larguar ate nga pushteti, do të kishin evituar edhe emigrimin e 500 mijë shqiptareve në BE, që kanë ikur të lemerisur nga kjo qeveri

Shto koment

Denonco