Gjermania: Xhafaj të ikë nga ministër

Gjermania: Xhafaj të ikë nga ministër

15:18, 23/06/2018
A+ Aa A-

Gjermania është e mendimit se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të largohet.

Këtë vendim sipas deputetit të CDU-së, Johann Wadephul ministri duhet ta bëjë, sepse në detyrën e tij ai nuk vepron plotësisht i pavarur.

Duke folur në një intervistë për Dojçe Velle, Wadephul është shprehur se Fatmir Xhafaj është ekspozuar ndaj akuzave të vëllait dhe një njeri me përgjegjësi të plotë duhet të shohë nëse e kryen detyrën si i pavarur apo jo.

‘Unë besoj se ministri i Brendshëm i Shqipërisë duhet të pyesë veten, nëse mund ta përmbushë detyrën plotësisht i pavarur. Vëllai i tij është ekspozuar ndaj akuzave.

Dhe unë mendoj, se një person me një përgjegjësi të tillë duhet vetë të verifikojë, nëse mund ta kryejë detyrën i pavarur, nëse mund të drejtojë me përgjegjësi një proces në shtetin e së drejtës, kur ka akuza të forta, dhe kur vëllai i tij është përballur me procese në Itali.

Qeveria duhet të vendosë vetë, nëse ai është personi i duhur që e vazhdon këtë detyrë. Unë kujtoj, se edhe ambasadori amerikan,që ka qenë mjaft miqësor ndaj qeverisë, në këtë rast ka ushtruar kritikë të fortë’, është shprehur deputeti i CDU-së, Johann Wadephul në intervistën e tij për Dojçe Velle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

droga24/06/2018 10:09

"Dojçe Velle" media e Lulit ? Sa shqiptarë thua të këtë që kanë marrë trutë e Edi Ramës ?

Rei23/06/2018 21:29

Cjane kto mediat e lulit qe vetem te mashtrojn dine

Shto koment

Denonco