Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

3 shtete kundër Shqipërisë në BE, ja kush janë 10 kushtet gjermane

3 shtete kundër Shqipërisë në BE, ja kush janë 10 kushtet gjermane

09:49, 23/06/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dokumentin zyrtar të Bundestagut gjerman me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria që të hapen negociatat.

Sipas ish-kryeministrit Berisha dekalogu gjerman përfshin 10 kushte nga 5 që ishin në vitin 2016.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Bashkimi Europian ‘JO’ negociatave me Shqipërinë, por ‘PO’ për Maqedoninë.

Qeveria Gjermane publikoi dokumentin e saj të

-hapjes se negociatave pa kushte me Maqedoninë, ndërkohë vendosen

- 10 kushte nga 5 që ishin në vitin 2016 për Shqipërinë,

- sikundër nuk caktohet datë apo afat për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Dekalogu i kushteve që Gjermania vendos për Shqipërinë është ky që vijon:

Dekalogu gjerman i kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria para hapjes se negociatave përfshin:

1- Votimin e reformës zgjedhore

2- Vetingun e të paktën të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve të apelit e sipër

3- Ndjekjen penale të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve që gjenden në shkelje të ligjeve gjatë vetingut

4- Ndjekjen penale dhe dënimin për korrupsion dhe trafiqe të zyrtarëve të lartë.

5- Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit të drogës në vend.

6- Luftën me rezultate konkrete të krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve!

7- Ngritjen dhe funksionimin e SPAK

8- Ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë!

9- Zbatimin e reformës zgjedhore

10- Funksionimin normal të shtetit ligjor.

Ndërkohë Franca, Holanda, Danimarka kanë vendosur bllokimin e plotë të hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të mosplotësimit dhe përkeqësimit të standardeve nga qeveria shqiptare.

Këtu më poshtë keni dokumentin zyrtar të qeverisë gjermane të publikuar nga DW me dekalogun e kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për hapjen e negociatave me BE.  

ZYRTARE/ Zbardhet rezoluta gjermane me kushtet e reja për Shqipërinë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco