Analistë në mbështetje të artistëve: Shembja e TK përdhunim publik dhe hajdutëri e pastër

Analistë në mbështetje të artistëve: Shembja e TK përdhunim publik dhe hajdutëri e pastër

19:59, 22/06/2018
A+ Aa A-

Ka vijuar edhe sot protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre.

Në takimin e sotme kanë marrë pjesë dhe dy analistët dhe pedagogu Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët kanë treguar se dhe ata janë me artistët.

“Një hajdutëri i e pastër, dhe një goditje që i jepet artit. Nëse ky teatër shembet, i bie që është kryer një përdhunim publik që është bërë në sy të të gjithëve. Qeveria duhet ta mbronte ta subvenciononte.  Nëse shoqëria e fiton këtë betejë do të thotë se është ftuar një beteje me demokracinë dhe  me standardet e tjera”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

“Kjo është një rezistencë me rrathë koncentrik, nuk janë numrat gjithmonë ato që vendosin. Ju po mbroni dhe ne me këtë që po bëni. Teatri është thelbi i qytetërimet. Mua më vjen mirë që shikoj se artistët, janë bashkuar edhe pse kanë shumë ndasi.

Vetë ideja për Teatrin e ri është fyese. Kur merret një vendim për këtë zhvendosje. Në kuptim simbolikë, tregon se çfarë po na ndodh ne si shoqëri.  Fakti që është e vjetër është argument për tu mos prishur ky teatër. Artistët po humbasin veten e tyre, ndërsa ne po mbrojmë veten. Nuk po mbrojmë artistët, por po mbrojmë veten. Artistët po i japin dinjitet këtij vendi.

Unë mendoj se ju keni fituar, ata nuk e shembin dot Teatrin. Edhe 3 veta të jemi këtu, nuk e shembin dot se do ta shikojnë të gjithë dhe për këtë ata kanë frikë”, u shpreh Mark Marku.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco