Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

‘Marrëveshja e Ramës me Greqinë mund të sjellë luftë në Ballkan’

‘Marrëveshja e Ramës me Greqinë mund të sjellë luftë në Ballkan’

17:24, 22/06/2018
A+ Aa A-

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, marrëveshja që Edi Rama kërkon të bëjë me Greqinë, është copëtim i dytë i trojeve shqiptare.

Në një intervistë për gazetaren Joldiz Mitro në TvKlan, ish-kryeministri Berisha është shprehur se, nëse nënshkruhet marrëveshja Rama-Greqi mund të sjellë një luftë të re Ballkanike në rajon.

‘Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë’, theksoi ish-kryeministri gjatë intervistës së tij.

‘Jam plotësisht në dijeni të marrëveshjes falë elementëve patriotë në grupin negociatorë. Është copëtim i ri i trojeve shqiptare, pas 1913. Nëse atëherë copëtimin ja bënë fuqitë e mëdha kësaj radhe po ia bënë Zografi shqiptar.

Shprehja e ministrit të Mbrojtjes se ‘po zgjerohet atdheu im’, është e hidhur për shqiptarët  sepse Greqia po zgjerohet në kurriz të trojeve tona.

Ekzistojnë të dhënat që kjo marrëveshje është katastrofale për Shqipërinë. Marrëveshja është dorëzuar nga pala greke si e panegociueshme. Nëse me italianët, Greqia i ka dhënë Totonit 3/5 e Shqipërisë, me Ramën ujërat territoriale.

Nëse lëshon disa kilometra grekët marrin naftë e gaz. Me këtë marrëveshje është copëtim i ri i trojeve shqiptare që mund të ndezë flakët në një konflikti ballkanik. I bëj thirrje shqiptarëve të mbrojnë trojet që po përcakton Zografi i dytë’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë intervistës së dhënë në TvKlan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieraku nga Ferrasi23/06/2018 19:43

Nuk kem ndermend te lujm as gishtin Qameti te behet ky popull ska c'humbet me . Jam nacionalist,por me ka ardh ne maje te hundes me pune komunistesh.

Nebil23/06/2018 12:43

Zoti Sali Berisha, po qe se ky Edi Rama po ben coptimin e ri te Shqiperise, Ju dhe opozitaret e tjere perse jeni ne Kuvend???!!! Kethejeni Kuvendin ne fushe beteje ne te kundert mos hidh fjale ne tym. Po qe ai Zograf, beju ti Isa Boletin!

Atdhe23/06/2018 04:46

Nese Merkel bie nga kancelaria javen tjeter, ka nje fare gjase qe marreveshja e detit mes Shqiperi – Greqi te mos neneshkruhet. Do i madhi zot te shohe keto politiqenet tane me pazaret e ndyra te diktuara nga Germany ne kembim te marrjes se pushtetit dhe mosndershkushmerise per zhvatjen e parave e pasurive te vendit. Ptthu! Maskarenj

lirine22/06/2018 23:10

Ishje ti qe e bere i pari marreveshjen me greqine he te qifsha lirine

zaho22/06/2018 18:26

Fjale, fjale,,,,, e vetem fjale! " i bej thirrje shqiptareve te mbrojne trojet" Ok!!! SI ti mbrojne trojet kur nuk ka asnje force politike ti udheheqe..? - Hipokrit!!! Apo shqiptaret i mbrojne e ju ti gezoni, or "miq"?

Shto koment

Denonco