Edi Rama, ligj për të rikthyer Enver Hoxhën në Varrezat e Dëshmorëve

Edi Rama, ligj për të rikthyer Enver Hoxhën në Varrezat e Dëshmorëve

12:55, 22/06/2018 Nga Erald Kapri
A+ Aa A-

Nuk po mjaftojnë skandalet korruptive të përditshme të qeverisë, por tani po vendos PPP edhe me historinë dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve. Në mënyrë krejt tinëzare, të fshehtë, qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për ri për statusit e dëshmorit të Atdheut.

Dhe gjejeni çfarë, ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve. Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij, dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.

Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet ti bëhen nderime për në varrezat e dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër.

Ky projektligj i shëmtuar do nderojë vrasësit e Prek Calit e Jup Kazarit, kryengritësit e parë në Postribë, sepse parashikon që asnjë vrasje nuk quhet para datës 9 maj 1945. Kjo do të thotë, se çdo krim në luftë e madhe deri në vitin 1945 nuk mund të jetë krim me ligj.

Mund të duket e pabesueshme por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    ONKEZMI22/06/2018 16:20

    O sa mieshre me qene shqiptar,s'mirret vesh,kush eshte i pare...

    t22/06/2018 13:29

    "Prit se nuk keni pare akoma asgjë"- keshtu u shpreh politikani me pervers qe u be km ne 2013,dhe do beje akoma perderisa ka "sozian" e tij ne krye te opozites

    Toni22/06/2018 13:23

    Eka fajin sali berisha , kur ishte koha e duhur , duhet ta kishte pastruar mire , ja sot duan te ringjallin te kaluaren , ju a dha mundesin vet sala , tani plehu ka veprua sikur vepton me token .

    Shto koment

    Denonco