Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

PD, Tabaku: Dyfishohet taksa mbi ndërtesën, bizneset në prag falimentimi nga rritja e taksave.

PD, Tabaku: Dyfishohet taksa mbi ndërtesën, bizneset në prag falimentimi nga rritja e taksave.

11:19, 22/06/2018
A+ Aa A-

Jorida Tabaku, nënkryetarja e Komisionti të Ekonomisë ka dalë sot para medias nga selia blu, për të denoncuar barrën e taksave të shtuara nga qeveria mbi bizneset. Barrës së taksave të rritura për këtë vit iu shtua edhe TVSH për biznesin e vogël e njëkohësisht edhe taksa e pronës, deklaroi Tabaku.

Që nga shtatori 2013 ka vetëm një lajm të sigurtë, taksat rriten çdo vit, por  rritje pagash e pensionesh nuk ka. Për pesë vite me radhë Rama ka rritur çdo taksë të mundshme për qytetarët, bizneset, studentët e deri tek pensionistët.

Sa herë që Rama përbetohet se 97% e shqiptarëve paguajnë më pak, aq herë ai gënjen dhe, po aq herë, ai u vjedh shqiptarëve para nga xhepat e tyre duke shpikur taksa dhe tarifa.

Barrës së rëndë të taksave të rritura iu shtua këtë vit TVSH-ja për biznesin e vogël, por edhe taksa e rritur për pronën. Sot, një biznes paguan mesatarisht 230 mijë lekë më shumë taksa për pronën sesa katër vite të marra së bashku.

Një biznes në qytetin e Tiranës për vitin 2018 paguan taksë prone të rritur nga qeveria socialiste, 510 mijë lekë ndërkohë që nga viti 2015 e deri në vitin 2017 taksa e pronës në total kishte vlerën e 282 mijë lekëve.

Siç edhe duket qartë, një biznes për një hapësirë prej 20 metra katrorë pagesa i është dyfishuar. Në vitin 2015 paguante prej 56 mijë lekë, ndërsa sot, për të njëjtën godinë, paguan 128 mijë lekë.

Mbi 100 mijë biznese vuajnë sot dyfishimin e kësaj takse, ndërkohë që nga viti 2015 pushteti i bashkisë Tiranë ka përdorur të gjitha format për të rritur jo vetëm taksat e tarifat, por edhe çmimin e ujit.

Në 4 muaj, 5834 biznese kanë ulur qepenat. Për vitin e shkuar ky bilanc ishte me 3 mijë biznese të mbyllura më shumë se sa ato që u hapën.

Qeveria e një grushti oligarkësh që, siç nuk ka ndodhur kurrë më parë, prodhon ligje me emrat e tyre, me rritjen e taksave, merr nga xhepat bizneseve dhe qytetarëve 2 miliardë Euro më shumë.

Brenda 5 viteve në pushtet, Edi Rama, që premtoi uljen e taksave për 97 përqind të shqiptarëve,

·        Rriti taksën e qarkullimit me 150%,

·        Rriti tarifat e arsimit të lartë me 30%,

·        Rriti energjinë elektrike me 24% për treçerekun e rriti familjeve

·        Rriti tatimin mbi të ardhurat personale me 23%,

·        Rriti tatimin mbi fitimin nga 10% e rriti në 15%.  

Qeveria socialiste dhe kryeministri Rama e kanë shndërruar mekanizmin e politikës fiskale në një armë me të cilën godasin pa mëshirë biznesin e ndershëm dhe amnistojnë dhe u falin taksa oligarkëve pranë tyre. Kjo qeveri ka përkëdhelur dhe u ka falur taksat atyre që sot ndërtojnë kullat e betonit në qendër të qyteteve, që betonojnë bregdetin tonë ndërsa godet me kamzhikun e taksave xhepat e tregtarëve dhe biznesit të ndershëm. 



    Partia Demokratike deri në minutën e fundit u përpoq të jepte zgjidhje dhe propozime konstruktive, ku megjithëse nuk ishim dakord me vlerën e lartë, i kërkuam qeverisë të fillojë më vonë zbatimin, të krijojë databazën, të ketë një periudhë lehtësimi me taksë të reduktuar, por të gjitha u refuzuan. 

    Sot, qeveria dhe oligarkët kanë krijuar aleancën që punon vetëm në interesin personal. Për to çdo frymë e gjallë e këtij vendi do të taksohet rëndë si e si për të mbushur arkat e tyre personale me paratë e djersës dhe mundit të qytetarëve.  

    Partia Demokratike fton biznesin të denoncojë këtë taksë abuzive, e cila sot po faturohet në mënyrë afrofe, pa një regjistër pronash. 

    Në qendër të platformës tonë është taksa e sheshtë që do t’i japë frymë ekonomisë e do të ndihmojë biznesin e ndershëm të dalë nga asfiksia dhe të rritet pa gjobëvënien e shtetit.  Ne qëndrojmë fort për uljen e taksave për çdo qytetar dhe çdo biznes, pasi besojmë se çdo lek më shumë në xhepin e qytetarëve është më i dobishëm sesa në xhepat e qeverisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    popull22/06/2018 12:42

    Cfare bete ju per popullin harruat. Vendoset 3 vjecarin e fundit ne krye te tatimeve injorantin Gazkeq Spahine. Pa lidhje fare me ekonomine. Kishte mbaru anglisht, ca thoshin italisht por dhe ai vete nuk e dinte se cfare kishte mbaruar. Dhe cberi vetem shkaterroi sistemin fiskal. E beri nje vend ne tatime 5000 euro. Ne mars te 2013 u cmend fare. Sot dilte shkresa per pushim nga puna, te nesermen po te kishe paguar kthehese prap ne pune. E beri ankand vendin e punes ne tatime. Vuri drejtora po injorante si vetja, por qe dinin te vidhnin ne xhepat e biznesit. Si skeni turp qe flisni

    Shto koment

    Denonco