Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Bijtë e shqipes rrit me kryma, farën tuej dreqi s’e merr!

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Bijtë e shqipes rrit me kryma, farën tuej dreqi s’e merr!

11:11, 22/06/2018
A+ Aa A-

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët. Me poshtë po japim të plotë krijimin e tij:

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

 

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

 

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

 

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

 

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

 

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

 

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

 

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

 

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

 

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

 

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

 

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

 

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

 

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

 

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

 

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

 

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

 

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

 

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

 

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

 

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

 

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

 

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

 

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

 

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

 

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

 

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

 

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

 

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

 

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

 

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vjosani26/06/2018 00:05

Nga keto lloj bejtesh ben cdo coban mali, madje edhe me bukur. Pa kurrfare vlere ne ligjerimin estetik, pa kurrfare gjetjeje, pa asnje sistem metaforik dhe tmerresisht banale. Qe te jesh poet i mire, duhet te kesh brenda vetes nje karakter te qendrueshem dhe dashuri per vendin tend...

Asd25/06/2018 17:41

Vihen re dy përshkrime kontradiktore me njera tjetren dhe nuk qendrojnë nga ana llogjike. Duken si vargje rakie. Historia eshte me e nderlikuar.

Populli23/06/2018 19:29

Shuje e meritojme kur do na vijne mente

Nebil23/06/2018 12:52

Keto jane vargje moderne qe me lane mbrese: Ia hyp Atit të Inatit Kaloj male si i marrë Veç të shkoj tek Guri i Cakut T’a puth Flamurin Shqiptarë! Bubazhelë dhe buburreca Jargë e qurra atdhetare Para Flamurit seç ngeca S’pashë anji fytyrë shqyptare! Hipokritë me dhambë ckërmitur Njerz që flisnin çuditërisht Në mes sheshit të uritur Iso burrash labërisht:

Toni23/06/2018 12:43

sa idiot je o poetuc o zagar pse nuk fole per gerdecin apo nuk preket baba

Marta23/06/2018 09:35

Ke shkruar nen frymen e Konices . Po te heqesh banalitetin e te shkruarit do thoja se ne thelb ke te drejte ,realiteti i tille eshte por......nuk me pelqen te nxjerresh ne pah dicka duke perdorur nje banalitet te tille.Gjuha jone e eshte e pasur dhe me shume shprehi>>>>>

Maxi23/06/2018 08:22

I madhi Agim, rrespekte...u rrengjetha kur e lexova. Te rujt zoti

Rilindasi23/06/2018 01:33

Agim ..te pergezoj per poezin eshte shum aktuale per ditet qe po jetojm...e ardhmja do jete akoma trishte per popullin...oligarket me Rilindjen kan rilindur pasurin e tyre per 100 breza...mjere shqipe

Vlonjati22/06/2018 19:24

Ne rradhe te pare, veteraneve u hangsh m...! Ai deputeti qe ti qan, nje rrugaç ishte dhe spiun i Sigurimit. Por ku ishe ti i doç kur detin e falte Saliu? Ku ishe kur ndodhte Gerdeci apo 21 Janari? Ku ishe kur perdhunohej demokracia sa here qe ne pushtet ishin pushtat e PD. E di ç'je ti? Vargjet e tua jane ndotje e poezise dhe vije era mut si politika qe ti mbeshtet.

I A B 22/06/2018 18:14

Je nxituar pak mor djale me ca zarba akoma gjakun e kemi te paster kush esht Bure e shqipetar nuk vajton por mbledh mendjen ve detyre per mire lufton shume plera ne na radhite por shume me te mire qe ne ke mi mot pas moti si i gelltite? ! We ne zemer ke shum zjar besa trim ta bej hallall por vec trimi trima mbledh pa provoje do gjesh ushtri qe do vije ku don ti se si ty ne kemi shume dhe ata s po flene gjume ora e jote ore e tyre po truket cte don zemra shpejt do ta gjesh.

Nikoll Jaku22/06/2018 17:57

Suksese Agim Doqi Kthella vend i shqiponjave

Futja kot22/06/2018 16:56

Të përgëzoj për vargjet shpresëdhënëse!!! Do të meritonte një muzikë për t’iu veshur përkohësisht Himnit Kombëtar, përkohësisht deri në zbythjen e këtyre monstrave qeverisëse, që e kanë çuar këtë vend të BEGATË në zgrip të mbijetesës dhe flasin për bashkëqeverisje, ndërkohë që i marrin këtij populli edhe bukën, shpresën, jetën …

Posidon22/06/2018 15:31

Or po lere Serbin e Grekun ti, se nuk ja ka fajin njeri Shqiperise. Hale jeni si njerez dhe hale keni ndertuar. Para se tu hidhni fajin te tjereve, shikoni njehere veten ne paqyre. Na polli belaja, nje me dy fajin na e kane fqinjet. Shkoni ore pshurruni e shikoni te beheni njerez per veten tuaj, se nuk i plas trapi njeriut a jetoni a keni vdekur.

Toni22/06/2018 13:42

Telumt goja o agim vendi yne ma shum plera se sa burra , dikur na vun callmen te paret tane tashti ktorilindasit po na ndrrojn edhe racen , nuk jan rac e jon kto qe kan vendos me i pru tek ne kq te huaj, kush edin se ku jan mars prinerit e tyre se ska mundesi.

xhaxhi Pliku22/06/2018 12:21

Komplimente Agim! E paparë

tironci22/06/2018 11:50

Shqiperia ka ardh koha me thirr bijt e vet. O trima luftetare O bijt e Skenderbeut Kerkoni ju shqiptare Lirin e memedheut Se mjaft ne roberi Oj e mjera Shqiperi O djem rrembeni pushket Ja vdekje ja liri

Artani22/06/2018 11:32

Sa do te doja te pinim nga nje birre per kete VEPER qe ke krijuar. Nuk te them per kafe se eshte nxehte, megjithse Shqiperia eshte bere per t'ju pi kafja e mortit. TE LUMTE MENDJA dhe DORA per kete VEPER.

Shto koment

Denonco