Gazment Bardhi:  Interesi i Edi Ramës nuk është Europa!

Gazment Bardhi: Interesi i Edi Ramës nuk është Europa!

09:04, 22/06/2018
A+ Aa A-

Moshapja e negociatave ‘është një lajm i keq për Shqipërinë’, kështu e cilëson në një analizë të tijen  specialisti i çeshtjeve juridike në Partinë Dmokratike Gazment Bardhi. Me poshtë analiza e tij e të plotë e publikuar në rrjetin social facebook.

Gazment Bardhi

“Duke vënë në dukje se Shqipëria në mënyrë të qartë nuk i përmbush pesë kushtet e përcaktuara në bazë të këtij raporti të progresit, sepse nuk ka histori në reformën ligjore, në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit. Vëren se në bazë të këtij progres-raporti nuk mund të hapen negociatat për pranim. Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës – Top Channel.
Shqipëria tashmë ka ngecur në procesin e antarësimit në BE, në të njëjtën fazë që prej 5 vitesh. Në 5 vjet qeverisje të Edi Ramës, Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap përpara në procesin e integrimit në BE.
Mediat njoftojnë se Qeveria dhe Parlamenti Holandez, kanë votuar kundër hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është një lajm i keq për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por jo për Qeverinë.
Përveç propagandës dhe shpikjes së arsyeve nga më absurdet se pse rrezikonim moshapjen e negociatave (të gjitha të palidhura me të), Qeveria nuk ka marrë asnjë masë gjatë këtij viti për të përmbushur kriteret kyçe të vendosura për hapjen e negociatave.
Axhenda e Kuvendit prej një viti, përfshinë vetëm miratime koncesionesh, PPP, raportime institucionesh “të pavarura” (nga ligji, por të varura nga Qeveria), ligje klienteliste, apo ratifikim marrëveshjesh standarde.
 
Ndërkohë që Qeveria, në vend që të ndërmarrë Reforma, është shndërruar në një teatër lëvizës, që shkon sa në një qytet në tjetrin, në takime me punonjës të administratës, që hiqen si qytetar që kanë halle dhe Edi Rama ia zgjidh individualisht live në TV.
Asnjë ligj që forcon luftën ndaj korrupsionit apo krimit të organizuar. Asnjë masë kundër korrupsionit dhe luftës ndaj krimit të organizuar. Asnjë ligj apo Reformë që përmirëson jetën e qytetarëve. Vetëm teatër dhe propagandë.
Qëndrimi zyrtar i Holandës, është se Qeveria nuk ka bërë asnjë progres në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo sipas autoriteteve holandeze është pengesa që po mban larg vendin tonë nga Bashkimi Europian. Këtë Edi Rama e di prej kohësh.
 
Mirëpo, çfarë ka bërë Kryeministri gjatë këtyre muajve për të dy këto kritere?
Në kuadër të luftës ndaj krimit të organizuar:
- mori në mbrojtje dhe mban ende sot e kësaj dite në krye të Ministrisë së Brendshme, institucion kyç përgjegjës për luftën ndaj krimit të organizuar, një person që dje dhe sot ka vëllain e tij anëtar të krimit të organizuar dhe ka pushtet jo vetëm për të vijuar trafikun e drogës, por për të emëruar edhe drejtues të lartë policie.
- mori në mbrojtje ish-Ministri e Brendshëm kampion sipas Edi Ramës, që është zyrtarisht nën akuzë për përfshirjen në krim të organizuar, duke mos lejuar në Kuvend me votë që organi i prokurorisë të kërkonte në gjykatë arrestimin e tij.
Është e paimagjinueshme për një vend normal të BE-së, që në krye të institucionit që lufton krimin e organizuar, të jetë emëruar një person që vëllain e ka në burg për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik droge, ndërkohë që paraardhësi i tij i zgjedhur po nga Edi Rama është në akuzë penale për përfshirje në krim të organizuar dhe trafik droge.
Kjo nuk është luftë ndaj krimit të organizuar. Kjo është MBËSHTETJE shtetërore për krimin e organizuar. Europa e kupton shumë mirë këtë!
Ndërkohë në kuadër të luftës ndaj korrupsionit:
- propozon një ligj që i jep pa garë dhe pa asnjë transparencë, një kompanie private kliente të Qeverisë truallin e Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar kulla e qendra tregtare, një aferë e pastër korruptive me miliona euro përfitime;
- realizon 1/3 e procedurave të prokurimit publik, me procedurë negocimi të drejtëpërdrejtë, pa garë dhe pa asnjë transparencë, duke shkaktuar miliona euro dëm Buxhetit të Shtetit, që nuk shkojnë për investime publike, por në xhepin e Edi Ramës, ministrave të tij dhe miqve të tyre;
- ndan milion euro vetëm për 4 kompani në pronësi të familjarëve të deputetëve të tij; etj.
Këto akte nuk tregojnë që po luftohet korrupsioni, por që po zhytesh thellë e më thellë në korrupsion. Edhe këtë Europa e kupton shumë mirë!
Në fakt këto i di e i kupton edhe Edi Rama.
Nëse do kishte interes për hapjen e negociatave, do ishte sjellë ndryshe, plotësisht ndryshe.
POR QARTËSISHT INTERESI I EDI RAMËS, NËN TË NJËJTIN STANDARD ME ERDOGANIN QË PRANON VETË SE E KA MODEL NË QEVERISJE, ËSHTË TA MBAJË SA MË LARG VENDIN TONË NGA EUROPA.
 
Opozita ka mbështetur hapjen e negociatave ndër të tjera sepse një Shqipëri që negocion me Europën për t’u bërë anëtare e saj, do të thotë një Shqipëri që nuk qeveriset nga krimi i organizuar dhe nga të korruptuarit (monitorimi në këtë rast do të ishte i rreptë, i drejtëpërdrejtë dhe nga afër, dhe jo nëpërmjet Raporteve të shkruara në zyrën e Ditmir Bushatit dhe që përcillen në Bruksel me firmë të shoqes së Delegacionit!). Një Shqipëri që nuk qeveriset nga krimi i organizuar dhe nga të korruptuarit, do të thotë fundi i burimit të vërtetë të pushtetit të Edi Ramës. Prandaj edhe ai, për pushtetin e tij personal dhe pasurimin e tij korruptiv, ka dënuar gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët që të mos realizojnë endrrën e tyre “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”.
Nuk ka ecuri pozitive në procesin e integrimit sa kohë vendi qeveriset nga Edi Rama. Ky është mesazhi që morëm ne sonte nga Holanda, dhe që me gjasa do të marrim edhe në ditët në vijim nga vende të tjera të rëndësishme të Bashkimit Europian.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    popull22/06/2018 10:09

    I kemi degjuar keto o Gazment dhe i dime. Po cfare po ben opozita. A e kuptoni ju se vetem opozite nuk jeni. A e kuptoni se populli eshte lodhur shume me ju. Rama qe kur ka ardh ne pushtet thote fajin e ka Saliu. Po ju nuk i tregoni me fakte pse? A e kuptoni qe ne fushate Rama nuk premtoi asgje dhe populli nuk ka se ci kerkon pasi e votoi sic e dime te gjithe pse e votoj. Po pse ankoheni kur simpatizantet tuaj ndenjen per nje kohe te gjate ne cadra, dhe cberi Luli vajti beri marrveshje per tja dhene gjithe "taven" Rames. Atehere pse duhet tju ndjekin militantet neper mitingje? Populli eshte i lodhur dhe sa kohe te keni ne krye Lulin qe nuk ben opozite ja keni dhuruar vete pushtetin Rames. Jeni ju qe e mbani ne pushtet e mos u ankoni. Po me prova e me fakte per cdo arritje qe Rama trumbeton ju duhet ti beni opozite. Pse nuk i filmoni autobuset qe merr me vete Rama dhe ti shohin populli. Pse kur Veliaj inaguron ndonje lulishte nuk e jepni si ka qene e si eshte bere. Pse vetem rreth rrotullimin te Zogu i Zi po e ben per here te trete nuk e transmetoni sa here eshte inaguruar. Pse te rruga e Durresit, sheshi Adem Jashari nuk e jepni si ishte sheshi per qytetaret dhe eshte kthyer ne shesh per Hotelin e privatit? Ne cdo hap qe ata e quajne arritje ju vetem me prova mund tja hidhni poshte, por as ju nuk doni, beni vetem zhurmuesin. Por popullin i jane shurdhuar veshet nga fjalet boshe. Fjalet e shumta jane fukarallek thote populli. Nuk jeni ne terezi. Shkunduni

    Shto koment

    Denonco