'Noriega në Sarandë, me detyrim rrogëtarët në takim', por qytetari shton edhe një hall tjetër

'Noriega në Sarandë, me detyrim rrogëtarët në takim', por qytetari shton edhe një hall tjetër

08:34, 22/06/2018
A+ Aa A-

Pas asaj që ndodhi në Dibër me punonjësit e administratës që u detyruan ta ndjekin me autobuzë kryeministrin Edi Rama në takimet e tij në zonë, historia duket se do të përsëritet edhe në Sarandë, ku Rama pritet sot. Por ca më keq duket situata këtu, pasi një qytetar është shprehur  i shqetësuiar se kreu i qeverisë do të shpërndajë çertifikata pronësie për prona me probleme të pazgjidhura. 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e së enjtes denoncimin e qytetarit, banor i jugut, me këtë koment: "Noriega nesër në Sarandë, sjell me detyrim rrogëtarët e tij në takim! Për më tej, Berisha publikon thjesht faktin e ardhur me sms: "Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital."

“Mirmbrema Doktor. - thuhet në mesazh. - Neser (të premten) ne Sarande dhe Finiq vjen Piktori e gjithe administrata duhet te jet aty ne takim urdher i prer i drejtueseve Rilindas ne Sarande Delvine dhe Finiq. kush nuk vete ne takim iken nga puna.

Dhe te ken hall mileti, te presin kur te iki Rama nga dreka qe do haj ne Karahaxh.

Po ki takim ben te realizushem maskarallekun me te madh: jepjen e certifikatave te pronesis objekteve qe jan me probleme pronesie ne Sarande” vëren qytetari në përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco