Media gjermane: Kampet në Shqipëri, zgjidhja e artë për pushtetin e Merkelit

Media gjermane: Kampet në Shqipëri, zgjidhja e artë për pushtetin e Merkelit

07:28, 22/06/2018
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton e “vetmuar” Jordaninë dhe nga atje pyet “nëse lejohet të kthehet në Gjermani?”. Kjo është sarkazma e disa mediave gjermanofone pas krizës së rëndë që ka kapluar koalicion e partive simotra CDU (Angela Merkel) dhe CSU (Horst Seehofer).

“Ku jemi ne atëherë?”, pyet shefi bavarez Seehofer, njëherësh edhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, për të treguar pakënaqësinë me politikat e kancelares Merkel rreth refugjatëve. Ai i ka dhënë dy javë afat Merkelit për të zgjidhur ngërçin e refugjatëve në BE. “Unë jam udhëheqës i CSU, një nga tre partitë e koalicionit, dhe kam mbështetjen e plotë nga partia. Nëse zyra e kancelares është e pakënaqur me punën e ministrit të brendshëm, që shqetësohet për sigurinë e qytetarëve gjermanë, atëherë koalicioni duhet të përfundojë,” tha Seehofer për “Neue Deutsche Presse”, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria mund të shpëtojë pushtetin e Merkel?

Ideja e krijimit të “qendrave grumbulluese” për të zgjidhur krizën e refugjatëve në BE u parashtrua fillimisht në vitin 2016 nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për qëndrimin e tij kundër refugjatëve. Kjo ide kohën e fundit është mbështetur hapur nga Austria dhe Danimarka që kanë propozuar Shqipërinë si vend ku duhet të ndërtohet kjo qendër grumbullimi.

“Do ishte një zgjidhje e artë për Merkel dhe BE,” shkruan media DW, përcjell albinfo.ch. Edhe pse zyrtarisht pala shqiptare thekson se nuk ka pasur asnjë bisedim rreth kësaj teme, eksperët deklarojnë se për konservatorët e djathtë europianë Shqipëria do ishte zgjidhja më e mirë: pasi përveç që ka dalje në det dhe një port të madh si ai i Durrësit, gjithashtu është e rrethuar me male dhe do krijonte vështirësi për refugjatët që të largoheshin nga andej.

Kjo ide mbështetet edhe nga bavarezët e CSU, të cilët do e quanin si fitore në politikën e refugjatëve dhe në zgjedhjet e ardhshme do synon edhe votuesit e popullistëve të AfD. Pra një “Marrëveshje Shqiptare” do ishte e një rëndësie të madhe për çtensionimin e raporteve ndër gjermane.

“Një zgjidhje shqiptare” do i shërbente edhe Shqipërisë me qeverinë socialiste, e cila do përfitonte hapjen e negociatave me BE-në, përkundër problemeve të mëdhaja në drejtësi dhe luftës kundër korrupcionit. Gjithashtu qeveria socialiste e Shqipërisë ndjehet e vetmuar karshi qeverive konservatore të djathta të shteteve anëtare të BE, shkruajnë më tej një sërë mediash gjermanofone.

Për këtë me një pranim nga Shqipëria të gjithë mund të mbijetonin: BE, Shqipëria dhe gjithashtu Angela Merkel dhe Horst Seehofer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bubrreci22/06/2018 08:26

Ne 1913 na cunguan duke lene jashte kufjve shume troje shqiptare , kurse sot me pranimin e refugjateve nga qeveria jpne e papergjegjshme, po i vihet kazma Shqiperise dhe brenda 50 viteve( ne mos me heret) nuk do kete ngelur kembe shqiptari me ne atdheun tone te bukur. Atehere ne do jemi pjese e shteteve te Lindjes se Mesme. Ta gezojme kete Shqiperi dhe e meritojme. Ne cdo vend te botes per kete plan ogurzi populli nuk do flinte gjume por do derdhej shesheve. TA GEZOJME!????????????

Daj Jaku.22/06/2018 08:00

Ka tre mënyra, "zonja" Merkel, të ulesh në një karrige të mbushur me gozhda të ngulura nga poshtë me majat përpjetë. E para, të qërosh e të limosh gjithë gozhdat një e nga një, punë tepër e gjatë dhe e lodhëshme kur nuk të pret puna. E dyta, të keshë veshur brekë çeliku, por siç duket nuk i disponon më. E treta, më e thjeshta dhe më me leverdi, të ulesh me bythën e tjetrit, në këtë rast me bythën e Shqipërisë që ta ka nxjerrë në teferiç kryellarministri ynë anti/shqiptar. Jeni katandisur të dy në fund të kazanit për të ruajtur tepsitë o "zonja" Merkel. Duket qartë se po ju vjen fundi dhe vështirë se do gjeni akoma bythë të tjerësh për ti ulur mbi gozhdat që vetë i ngulët. Sepse edhe EDrama nuk do ulet me bythën e vet, do ulet me bythët e shqiptarëve, të cilët në bythë e dashkan me sa duket, se nuk bëzajnë.

Shto koment

Denonco