Holanda i tha ‘Jo’ Shqipërisë, flet ministri: Ja arsyet tona

Holanda i tha ‘Jo’ Shqipërisë, flet ministri: Ja arsyet tona

15:42, 21/06/2018
A+ Aa A-

Gazeta holandeze 'De Telegraaf', shkruan sot se vota e Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel në 28 dhe 29 qershor do te jete kunder hapjes se bisedimeve Be-Shqiperi.

Titulli i shkrimit është i drejtpërdrejtë ‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, ndërsa në brendësi të artikullit sqarohet se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër votës pro për hapjen e negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shumica në parlament e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave.

Ministri i Jashtëm i Holandës, thotë për De Telegraaf:

‘Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar- duke shtuar se - më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje’.

Partitë që janë kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus. Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane.

Vetëm dy forca politike parlamentare janë pro hapjes së negociatave, D66 dhe GroenLinks. Arsyetimi është se vërtet Shqipëria nuk është gati për Europën, por hapja e negociatave nuk është anëtarësim në Bashkimin Europian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco