Basha: Ramës nuk i vjen keq për shqiptarët e do të marrë 600 mijë sirianë! Shpreson që Evropa të heshtë

Basha: Ramës nuk i vjen keq për shqiptarët e do të marrë 600 mijë sirianë! Shpreson që Evropa të heshtë

11:36, 21/06/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka lëvizur nga foltorja e Kuvendit dhe ka denoncuar prej aty,  futjen e zhurmuesit në Kuvend, ndërprerjen e internetit me qëllim që opozita tës e publikonte fjalën e saj të ndërprerë nga Rama e Ruçi, në rrjetet sociale.

Por Basha nuk ka hequr dorë së përsërituri rezolutën e fundit të qeverisë gjermane se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave dhe se këtu e ka burimin, vetëofrimi i Ramës për të marrë 600 mijë refugjatë me synimin për të blerë heshtjen e Europës.    

“Keni futur zhurmues për të ndërprërë fjalën e opozitës, - tha Basha. -  Pyes se cili vend tjetër ndalon internetin për t’i ndërprerë fjalën opozitës, që të mos dëgjohet e vërteta? Janë vetëm vetëm të falimentuara, të shkatërruara, të mjeruara. Pse e hiqni fjalën për të vërettën që e di sot e gjithë Europa?

Sepse kryeministri, kryegjyqtarri, kryeprokurori madhe edhe kryeredaktori do të informojë mediat se negociatat po hapen. Por verdikti i qeverisë gjermane është se Edi Rama ka mashtruar dhe nuk i ka kryer detyrat dhe kjo është arsyeja pse qeveria gjermane e mori këtë vendim.

Dhe do të ishte më keq nëse nuk do të ishte qëndrimi i opozitës shqiptare....

(Rama i ndërpret fjalën Bashës duke qeshur me zë të lartë, pasuar nga deputeti Taulant Balla në sallë)

Basha nuk e ka ndërprerë fjalën: Pse po zgërdhiheni?!

Tani është vetëofruar për të futur 600 mijë, për të ndërmarrë një operacion që nuk e përballojnë as vendet e Europës. Nuk ka ansjë pikë keqardhje për shqiptarët që po largohen dhe papritur i vjen keq për sirianët! Atij nuk i bëhet vonë as për sirinë e as për afganë, por vetëm për veten e tij. E bën për shpresën se do t’i harrojnë driogën, krimin, korrupsionin dhe do të blejë heshtjen e Europës me refugjatët!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali21/06/2018 14:05

Rama dihet voli eshte dhe cfare eshte ne gjendje te beje e te shese vetem per aventurat dhe maskaralleqet e tij. Por ti je e keqja me e madhe qe po e mban kete funderrine ne kembe, ti je kollona e peste e opozitarizmit shqiptar, kelysh i enverit

X21/06/2018 13:39

Po evropa mor k... lales do me i pru jo me i mor ky k... ktu

Shto koment

Denonco