Pazari/ Edi Rama e shiti detin, firmën në një takim privat me Tsiprasin

Pazari/ Edi Rama e shiti detin, firmën në një takim privat me Tsiprasin

10:59, 21/06/2018
A+ Aa A-

Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias janë takuar sërish këtë herë në ishullin e Rodosit ku kanë përfunduar marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Duket se deti është shitur nga Edi Rama në këmbim të votës greke për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kështu shkruajnë sot mediat greke.

Ata raportojnë se brenda këtyre ditëve do të ketë një takim privat mes Edi Ramës dhe Aleksis Tsipras për të nënshkruar marrëveshjen mes dy vendeve.

Takimi nuk do të jetë i hapur, por i fshehtë dhe privat, shkruajnë mediat fqinje. Marrëveshja do të nënshkruhet fshehtas dhe do të hapte rrugën për një votë pro të Greqisë në Samitin e 28-29 qershorit.

Marrëveshja do të ishte nënshkruar thonë mediat greke, nëse Presidenti i Shqipërisë të mos kishte kërkuar informacione shtesë.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi përjashton çështjen Çame, përfshin shitjen e detit nga Shqipëria tek Greqia, përfshin heqjen e ligjit të luftës e disa çështje të tjera më të vogla.

Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/06/2018 12:26

Marrëveshja nuk mund të marrë vlerë në se nuk ratifikohet nga Gjykata Kushtetuese. Në mungesë të saj EDram antishqiptari mund të tallë bythën brënda stanit të tij me përrkurorë të pakohshëm e me gjysma/gjasme vetingje, çfaqje të pështira për fasada të dala boje. Por me trojet dhe detin e Shqipërisë nuk merret vendimi nga çdo lloj skicofreni kalimtar (të paaftë mendërisht të kuptojë dhe të vendosë) që uzurpon qeverisjen e përkohëshme të shtetit nëpërmjet korrupsionit më të lartë. Kjo quhet pa as më të voglin dyshim tradhëti ndaj atdheut dhe sipas ligjit të Oliver Kromwell dënohet me prerje të kokës. E tentoi Saliu kur mori vizat shengen, por një farë Sokol Sadushi i Kushtetueses i ngriti në këmbë kolegët dhe e rrëzuan tregëtimin e bakejve në kurriz të Atdheut. Ku je sot o Sokol Sadushi? Ku je sot o Kreshnik Spahiu, ta mbyllën gojën edhe ty me një post, si asaj Majlinda Kodrambasbregut? Ku je o Ilir Meta, me çfarë bëme të mbajnë peng? Të kanë transformuar nga një ujk i pagopur në një dele të bindur. nuk besoj që ai post pesëleksh të ta ketë prishur mendjen, diçka tjetër shumë e madhe qëndron prapa transformimit tënd në prift katolik. Por mos harro se mosveprimi yt dënohet njësoj sa krimineli që kryen veprën kriminale, i akorduar paraprakisht me ty për tradhëtinë. Nuk na duhet kjo Europë në shpërbërje me këtë çmim gjigand, sikur edhe një pëllëmbë truall ose det shqiptar të cënohet, që të mohohet çamëria. Të ngrihet një komision për të organizuar një referendum të gjithë shqiptarëve në se pranojnë, po ose jo shitjes së territorit për hapje negociatash për të hyrë në Europë, aty ku Zoti na ka vendosur që në fillim të kohërave. Po ti ku je o hollandezi LulBasha? Hollandezi në hidraulikë shërben për bashkim të zmontueshëm tubacionesh, apo jo mor Lul?

Shto koment

Denonco