Italianët e thonë haptas: Refugjatët do të shkarkohen në Shqipëri

Italianët e thonë haptas: Refugjatët do të shkarkohen në Shqipëri

09:43, 21/06/2018
A+ Aa A-

Mediat italiane shkruajnë sot se Europa është duke luajtur lojën e vjetër të ‘shkarkimit të refugjatëve’ në vende të tjera.

Blitzquotidiano shkruan sot se loja e Europës është bërë e qartë dhe drejtuesit e BE-së janë duke kërkuar vende ku të shkarkohen këta emigrantë.

Emri më i përmendur është Shqipëria. Sipas kësaj Blitzquotidiano BE do të shkarkojë refugjatët në Shqipëri, në këmbim të një ndihme monetare dhe premtimin se një ditë mund vendi mund të bëhet pjesë e BE-së.

Shkarkimi i refugjatëve në Shqipëri, sipas medieve italiane nuk shikohet si zgjidhje. Sipas tyre, Shqipëria nuk ka kapacitete për ti mbajtur dhe ruajtur.

Ata kujtojnë skenarin e frikshëm që refugjatët të ngarkohen në gomone e anije nga trafikantët shqiptarë të cilët do ti hedhin sërish në vendet e BE-së.

Vetëm qeveria shqiptare e Edi Ramës ende nuk ka folur një fjalë për projektin Europian për shkarkimin e refugjatëve sirianë në Shqipëri.

Rama pret dhe mendon se do ta kalojë në heshtje këtë projekt Europian dhe në këmbim qeveria e tij mund të marrë një dritë jeshile nga BE-ja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t21/06/2018 09:58

Po e vendosen bashke me kete km tone superplehre,do jete jo vetem e zeza jone por edhe e italaneve dhe grekeve.Ajo letra qe gjoja i eshte çuar Salvinos,mire eshte tja çoje tamam opozita apo ndonje organizem tjeter

Shto koment

Denonco