Gjyqtari Ilir Toska pret sot rikonfirmimin në detyrë, KPK rrëzoi raportin negativ për figurën e tij

Gjyqtari Ilir Toska pret sot rikonfirmimin në detyrë, KPK rrëzoi raportin negativ për figurën e tij

08:45, 21/06/2018
A+ Aa A-

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep vendimin sot për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ilir Toskën.

Seanca dëgjimore u zhvillua dje ku u shqyrtua dhe një raport negativ  i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ndaj tij. KPK megjithatë gjykoi se raporti ishte i pabazuar “në fakte dhe prova” dhe krijoi besimin se Toska mund të rikonfirmohet në detyrën e tij.

Toska nuk pati asnjë problem me pasurinë e tij dhe kriterin e aftësive profesionale, me përjashtim të hijes që hodhi mbi të DSIK-ja, e cila e konsideronte figurën e tij “të papërshtatshme”

Trupa gjyqësore përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari

“Raporti iu nënshtrua hetimit të thellë nga ana e trupës gjyqësore, me qëllim gjetjen e provave  për marrjen e një vendimi sa më të drejtë në lidhje me subjektin e rivlerësimit,” tha në seancën dëgjimore relatorja Valbona Sanxhaktari.

“Në përfundim të këtij procesi ka rezultuar se  informacionet e ardhura nga institucionet e sigurisë, mbi të cilat është mbështetur raporti i DISK-së nuk janë të mbështetura në fakte dhe prova,” shtoi ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco