Lajmi i fundit

Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI.net letër të hapur ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini

SYRI.net letër të hapur ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini

18:12, 20/06/2018
A+ Aa A-

Leter e hapur ministrit te brendshem te Italise, Z. Mateo Salvini,

I nderuar shkelqesi,

Siç e dini, ne fund te ketij muaji ne Bruksel mbahet takimi i Keshillit Europian, i cili, midis te tjerash, do vendose mbi hapjen e negociatave per antaresim me Shqiperine, dhe ngritjen e nje qendre (ose disa) pritje per refugjatet nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.  Ne median europiane eshte folur per nje iniciative te disa vendeve europiane qe kjo qender pritje per azil ne vendet e BE-se te ngrihet ne Shqiperi, ku numri parashikohet te jete rreth 600,000 refugjate.  Po ashtu, ne media flitet qe Shqiperia do te hape edhe nje qender per ri-edukimin e terroristeve te ish-Shtetit Islamik, numri i te cileve mendohet te shkoje ne disa mijra.  Kryeministri i Shqiperise Edi Rama eshte vete-ofruar per te dyja me gjasme kushtin per hapjen e negociatave per antaresim.

Shkelqesi,

Ndoshta nuk e dini por, popullesia e Shqiperise eshte 4.3 milione banore, nga te cilet 1.5 milione kane emigruar pas renies se komunizmit ne vende te tjera, ku vetem ne Itali jetojne rreth gjysem million shqiptare.  Nga 2.8 milione qe jetojne ne Shqiperi fizikisht, vetem ne 4 vitet e fundit kane kerkuar azil ne vendet europiane rreth 167,000 shqiptare, (i dyti pas sirianeve) pa permendur ata qe nuk kane raportuar prane autoriteteve.  Sic shihet, rreth 1/3 e shqiptareve kane emigruar, dhe ne si shqiptare jemi per vete nje popull migrant.

Sipas statistikave te UNCHR, ne fund te vitit 2017, kjo ishte lista e vendeve me me shume refugjate per 1000 banore:

1. Libani me 164 refugjate per 1000 banore;

2. Jordania me 71 refugjate

3. Turqia me 43 refugjate

4. Uganda me 32 refugjate

5. Chadi me 28 refugjate per 1000 banore.

Te gjitha keto vende jane fqinje direke me zona konflikti.

Nese ne Shqiperi do te vendosen 600,000 refugjate sic edhe po diskutohet, atehere raporti i numrit te refugjateve per 1000 banore do te jete rreth 230!

Problem i emrigranteve eshte nje problem real i Europes, dhe akoma me i madh per Italine, por Shqiperia nuk mund te jete zgjidhja e ketij problemi.  Shqiperia nuk eshte shkaku i konfliktit civil ne Siri dhe ne vendet e Afrikes se Veriut, dhe si rrjedhoje, nuk ka pse te vuaje pasojat.

Pervec aspektit moral Shkelqesi, ka nje askpekt edhe me te rendesishem: pamundesine e Shqiperise per te marre kete rol, dhe pasojat e paimagjinueshme per Shqiperine por edhe per Italine.  Ndoshta nuk e dini, por GDP nominale e Shqiperise eshte vetem 15,3 miliarde dollare, nderkohe qe buxheti vjetor i qeverise eshte vetem 4.5 miliarde dollare.   Ne vitet 2015-2016 pati nje rritje te tmerrshme te kultivimit te kanabisit ne Shqiperi, dhe si rrjedhoje edhe e trafikut pertej detit.  Qeveria Shqiptare nuk ka dhene kurre nje pergjigje te sakte per sasine e prodhuar, por Policia e Shtetit pati qene krenuar (duke mashtruar) ne vitin 2016 se kishte shkaterruar rreth 2.3 milione rrenje kanabis.  Nje rrenje prodhon te pakten 1 kilogram.  Cmimet per kilogram ate kohe ishin: 600 Euro ne portin e Durresit; 900 Euro ne portin e Barit; 1200 Euro ne Rome dhe 1500 Euro ne Milano.  Llogarite beijini vete!

Ish ministri shqiptar i brenshem i asaj kohe, aktualisht eshte ne ndjekje penale per perfshirje direkte ne trafikun e droges!

Paralelisht me perhapjen masive te kultivimit dhe trafikut te kanabisit ne vitin 2016 ne Shqiperi, pati dhe nje fluks te jashtezakonshem te refugjateve siriane ne Greqi, Maqedoni, Serbi, Hungari si udhe kalimi per ne Europe.  Sipas raportimeve te besueshme, ate kohe trafikantet shqiptare paten porositur rreth 300 skafe te fuqise se madhe ne pritje te nje fluksi nga Shqiperia.  Edhe pse Shqiperia historikisht ka qene udhe lidhese nga linda ne perendim, ne vitet 2015-2016 nuk u prek nga ky fluks refugjatesh.

Shkelqesi,

Te vendosesh 600,000 refugjate dhe terroriste ne Shqiperi, ne pritje te vendimit per azil nga vendet e Bashkimit Europian, do te thote te hapesh portat e ferrit, jo vetem per Shqiperine, por edhe per Italine.  Trafikantet shqiptare kane nje histori te gjate te trafikimit te qenieve njerezore nga Shqiperia ne Itali.  Deri ne vitin 2005, ky ishte aktiviteti kriminal me fitim-prures per grupet shqiptare dhe italiane te krimit te organizuar.  Ne rrethanat demografike, politike, ekonomike dhe gjeografike ne te cilat ndodhet Shqiperia, duhet te pregatiteni per nje shperthim te ketij aktiviteti criminal.  Shqiperia eshte nje nga vendet me te varfera ne rajon, me institucione te dobeta, korrupsion masiv dhe penetrim te krimit te organizuar ne te gjitha nivelet e qeverise.  Homologu i juaj aktual, eshte nje individ, vellai i te cilit eshte i denuar ne Itali per trafik nderkombetar te droges.  Institucionet e sigurise kombetare jane te dobeta, te keq-fiancuara dhe pa kapacitete per te menaxhuar nje situate te tille, ne aspektin e sigurise publike, inteligjences apo anti-terrorit.  Numri i arabisht-folesve ne keto institucione eshte i paperfillshem; aftesia e grumbullimit te inteligjences me nje numer te tille refugjatesh, po ashtu! 

Nese vertete mendoni, se nje qender e tille pritese duhet te ngrihet ne Shqiperi (duke e hequr si problem tuajin, dhe duke ja ngecur Shqiperise), atehere pregatituni ti prisni ne Itali, jo thjeshte si emigrante, por te trafikuar.  E nese vertete, ndodh kjo, bashke me sirianet, afganet dhe afrikanet, edhe shqiptaret do te jene ne gare se kush te ike me pare nga ky vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Futja kot20/06/2018 19:22

Ky kamp, kjo ngjarje është e vërteta e fshehur pse LartGjatësia e Tij, VeshGjati, shpopulloi Shqipërinë!!! Pas nesh rradhën e ka Kosova, Maqedonia, Mali i Zi që të shpopullohen, nëse ia dalin, sigurisht. Se atje populli të ngre në ajër, nuk rri si bëhet atje ...

Shto koment

Denonco