Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Nipi i Vjollca Hoxhës organizoi protestën kundër gjyqtarit të dosjes ‘TCH’

Nipi i Vjollca Hoxhës organizoi protestën kundër gjyqtarit të dosjes ‘TCH’

15:54, 20/06/2018
A+ Aa A-

Televizioni Kombëtar Top-Channel ka orkestruar sot një nga aktet më të forta të manipulimit publik dhe shantazhit kriminal ndaj gjyqtarëve.

Nëpërmjet një kronike të transmetuar në edicionin qendror të orës 15:00, televizioni Top Channel paraqet rreth 12 persona që mbanin pankarta në duar, duke raportuar në lajme se ishte organizuar një protestë për intensifikimin e vettingut.

Sipas Top Channel, kjo protestë ishte organizuar nga ‘shoqëria civile’, por në kronikë nuk përmendej emri i asnjë organizate të shoqërisë civile, thjesht paraqitej një vajzë e re, emri i së cilës nuk jepet në kronikë, e cila kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të gjyqtarit, Shkëlzen Selimi.

Selimi është gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i cili po shqyrton në Dhomën e Këshillimit dosjen për pronësinë e Top-Channel.

Por si të mos mjaftonte paraqitja e një tufe njerëzish me pankarta si shoqëri civile, një vëzhgim i imtësishëm i pamjeve filmike zbulon se organizator dhe nxitës i protestës ka qenë zoti Ervin Zeneli. Personi në këtë foto:

Zoti Zeneli është nipi i pronares së Top Channel, zonjës Vjollca Hoxha, të cilën e ka teze.

Prezenca e tij dhe orientimi/organizimi që i bën tufës së njerëzve me pankarta, zbulon se është vetë zonja Hoxha organizatore e kësaj biçim proteste, duke e shndërruar Top Channel në një makineri kriminale shantazhi, e cila manipulon publikun me protesta farsë, për intimidimin e gjyqtarëve që lidhen me çështjen e këtij televizioni në Gjykatën e Lartë. /Hashtag.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu20/06/2018 16:15

Po kush i ka kta xunktha ne refene me flok perpjet qe megjith se kan miliarda sbejn dot bashk 50 veta

Shto koment

Denonco