Shqipëria qendër për të gjithë refugjatët? Donald Tusk përkrah idenë

Shqipëria qendër për të gjithë refugjatët? Donald Tusk përkrah idenë

11:39, 20/06/2018
A+ Aa A-

Ideja që refugjatët e refuzuar nga BE, të mblidhen në një vend të caktuar, po gjen gjithmonë e më shumë përkrahës.

I fundmit është presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Spiegel” shkruan se ai është miku më i ri i këtij projekti, që mban vulën e kancelarit gjerman, Sebastian Kurz.

Sipas revistës gjermane, ky kamp do të ngrihet në Shqipëri ose në një nga vendet e Afrikës së Veriut.

Në dokumentin e Tusk thuhet se në këtë kamp duhet të mblidhen të gjithë refugjatët e shpëtuar në det.

Diçka e tillë do të diskutohet në samitin e BE në fund të qershorit.

Pikërisht në këtë samit do merret vendimi nëse Shqipërisë do i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave.

Revista gjermane shkruan se një plan i tillë mund të sjellë edhe lëvizje në ngërçin e krijuar në Gjermani mes CDU dhe CSU, pasi kancelares Angela Merkel i kanë lënë dy javë afat për të zgjidhur çështjen e azilkërkuesve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

b20/06/2018 12:42

Bravo, ne fakt i kemi te gjitha kapacitetet per ngritjen e nje kampi te tille, sidomos ato mjeksore per epidemite qe mund te perhapen. Mjere ne dhe fejimet tane. Merrni vrapin e njerez po per ku!!!!!

t20/06/2018 11:51

Ja pra,gjermania te zgjidhe problemin qe ka me merkel per azilantet,dhe zgjidhja eshte shqiperia e zgjebosur qe do kthehet ne kolere,por qe do infektoje be persedyti

Shto koment

Denonco