Skaneri i vettingut, nëser vendimi për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Ilir Toska

Skaneri i vettingut, nëser vendimi për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Ilir Toska

11:32, 20/06/2018
A+ Aa A-

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u mbajt sot seanca dëgjimore për Ilir Toska, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Relatorja Valbona Sanxhaktari u shpreh se nuk konstatohet fshehje të pasurisë.

"Pasuria ILDKPI ka dorëzuar një raport pozitiv për subjektin.  Nga hetimi i pavarur dhe i thelluar i komisionit konstatohet se subjekti pas verifikimit rezulton se ka vetëm një apartament 83 m2 në Tiranë në vlerë 50 mijë euro. Nuk rezulton se Ilir Toska ka pasuri të fshehura" 

Një tjetër vlerësim ishte dhe ai sa i takon figurës.

Ndryshe nga DSIK e cila e kishte konsideruar të papërshtatshëm, nga verifikimet Komisioni ka dalë në konkluzionin se nuk qëndrojnë pretendimet e DSIK, dhe se figurën e Ilir Toskës e ka konsideruar si të përshtatshëm

Trupi gjykues i KPK i përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari pasi dëgjoi dhe kërkesën e gjyqtarit për tu rikonfirmuar në detyrë mbylli seancën dëgjimore për të shpallur vendimin më 21 qershor ora 11:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco