VIDEO/ Paralajmërimi i deputetit, çfarë do të ndodhë në Shqipëri, pas 28 qershorit

VIDEO/ Paralajmërimi i deputetit, çfarë do të ndodhë në Shqipëri, pas 28 qershorit

10:56, 20/06/2018
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij në komisionin e sigurisë ka akuzuar qeverinë se  me paratë e drogës ka ndryshuar vullnetin  e votuesve shqiptarë. Europa nuk mund te pranojë një Shqipëri me këto standarate tha Noka duke përmendur rastin e shkarkimit të një Ministri të akuzuar për lidhje me drogën dhe vendosjen ne vendin tij të një ministri tjeter që ka vëllain e dënuar për trafik droge.

Deputeti iPD, Flamur Noka në komisionin e sigurisë ka paralajmëruar se Europa nuk do t'i hapë dyert Shqipërisë dhe pas datës 28 qershor marrëdhënie mes opozitës dhe qeverisë do të ndryshojë. Gjatë fjalës së tij, Noka tha se Rama nuk ka ëndërr Europën, por ëndrra e tij është krimi dhe korrupsioni, ndërsa tha se ai kërkon të kthejë Shqipërinë në Siri.

Sot negociatat janë thuajse të pamundura, ndaj Rama për të hyrë në sytë e Europës është gati ta bëjë Shqipërinë Siri vetëm që ta shohin me një sy tjetër, tah deputeteid emokrat.

Cila është rruga drejt Europës? Që të heqësh një ministër trafikant dhe të vendosësh një ministër që e ka vëllain të dënuar për trafik droge dhe tja paraqesësh shqiptarëve si një standard normal dhe të mirëqenë.

A mendoni se Europa mund të pranojë një Shqipëri me këto standarde? Këto janë standardet e Edi Ramës, por jo të Europës.

Ndaj si sot një javë Europa pritet t'i mbyllë dyert Shqipërisë, sepse nuk mund të pranojë një qeveri inkriminuar nga koka te këmbët. Një qeveri që ka kapur drejtësinë, një qeveri ku korrupsioni ia ka mbytur frymën ekonomisë dhe biznesit të ndershëm!, tha Noka

Një qeveri ku në vend të ecim drejt Europës, por ecim drejt asgjëkundit dhe Europa ka pritur të tjera gjëra. Sot është koha ti themi gjëra troç, asnjë nga prioritetet që ka patur dhe që ka Shqipëria nuk është realizuar. Unë po ju them që nuk është padija e kryeministrit, por është  dashuria që ka ky kryeministër për korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ëndrra e Edi Ramë nuk ka qenë Europa, por ëndrra e tij është të flejë në shtratin e krimit dhe të qeverisë me krimin.

Pas një jave Europa do t'ju përplasë derën në surrat, dhe për fat të keq këtë pasojë do ta vujanë edhe shqiptarët.

Ne si opozitë, vijoi deputet i PD,  jemi këtu për tju thënë se pas datës 28 qershor marrëdhënie jonë me ju do ndryshojë. Nuk do pranojmë më që Rama të mbajë peng të ardhmen europiane të këtij vendi, nuk do të pranojmë që në këtë vend të ketë qeveritarë që nuk mendojnë për të ardhmen por vetëm për karrigen e tyre dhe për thasët e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

saimir20/06/2018 13:43

Poshte komunistat biret e bushtrave

lori20/06/2018 13:41

o veriore o idiote akoma besoni tek morali! po cfare do beje Rama jugu voton per te, prandaj mos harxhoni energji kot ti mbushni mendjen jugut kot, por te dale nje burre i forte dhe te perfaqesoje veriun dhe ti paraprije atij

t20/06/2018 11:19

E pse u dashka pritur 28 qershori,po u hapen negociatat,(qe ne fakt nuk i meritojme,)rama do behet akoma me arrogant dhe prap nuk do te bejme asnje hap para,prandaj noka dhe tjere ne pd ta detyrojne lulin qe te dorezojne te gjithe mandatet,nemos,luli te thyje qafen dhe te zgjidhet kryetar tjeter me menyra demokratike,dhe qe nuk eshte i kapur nga maxhoranca.

Loran shehu20/06/2018 11:03

Flamuri esht njeri i mir dhe bravo i qoft ,po kta deputetet e tjer ku jan si halim kosova etj qe sja kemi par fyryren vec vegjetojn

Shto koment

Denonco