Shqipëria, vendi ku BE do të hapë kampet e refugjatëve

Shqipëria, vendi ku BE do të hapë kampet e refugjatëve

08:30, 20/06/2018
A+ Aa A-

Nga Edi Rama e deri tek ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e mohojnë faktin se në Shqipëri mund të ngrihet një qendër për refugjatë që vijnë nga vendet si Siria, apo të tjera vende në konflikte.

Por ndërsa retorika politike në Shqipëri është e njëjtë, mos trego dhe moho, drejtuesit e BE-së që janë të interesuar për të mbajtur refugjatët jashtë kufijve të tyre janë më të hapur.

Mësohet se BE është duke vëzhguar situatën dhe drejtuesit e Unioni po mendojnë se ku të vendosin kampet e pritjes.

Përveç Shqipërisë, BE po shikon mundësinë edhe që të hapë këto kampe në Tunizi. Një projekt mund të jetë që në të dy vendet, Shqipëri dhe Tunizi të vendosen kampe pritëse për refugjatët.

Të paktën kështu shkruan Politico.eu në një artikull të gjatë që ka të bëjë pikërisht me këtë fakt, se si liderët e BE-së po shikojnë mundësinë që të bllokojnë refugjatët jashtë kufijve të Unionit Europian.

‘Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të flitet për këtë gjë’, shkruan Politico.eu.

Austria nga ana e saj duket se ka propozuar Shqipërinë si vendin ku mund të ngrihen këto kampe dhe Edi Rama ka pranuar këtë gjë, vetëm nëse BE hap negociatat me vendin tonë.

Përgatiti: SYRI.net 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco