Berisha për Veliajn: E nxorën jashtë si qen me bisht ndër shalë

Berisha për Veliajn: E nxorën jashtë si qen me bisht ndër shalë

11:57, 19/06/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën e paprecedentë të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tentoi të uzurpojë në mënyrë të paligjshme Komisionin e Medias.

‘E nxorrën si qen me bisht ndër shalë’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, duke komentuar vendosmërinë e kryetares së Komisionit, Albana Vokshi dhe deputetëve të opozitës.

Sipas ish-kryeministrit Berisha, ‘një horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishëm i tij e lejon të ulet i paftuar, të marrë mikrofonin dhe të bllokoje mbledhjen e komisionit në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit!’

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Një akt prej banditi i Lal Plehut në parlament që mori përgjigjen e merituar!

Të dashur miq, për herë të parë në historinë 27-vjeçare të parlamentit, pushton seancën e punimeve të komisionit parlamentar Erion Veliaj, një horr, bandit i veshur me pushtet duke menduar se pushteti i pakufishëm i tij e lejon të ulet i paftuar, të marrë mikrofonin dhe të bllokoje mbledhjen e komisionit në kundërshtim flagrant me rregulloren e parlamentit!

Deputetja Albana Vokshi, kryetare e komisionit dhe deputetet e tjerë të opozitës mbrojtën me vendosmëri parlamentarizmin dhe nxorrën jashtë si qen me bisht nën shalë Lal Plehun, dhe së bashku me të ndrikull Kumbaron, që ndan me të vëllain paratë e takspaguesve shqiptarë!

Një përshendetje të përzemertë për zonjën Vokshi dhe deputetet e opozitës që përzunë Lal Plehun nga parlamenti!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco