Çështja e TK, edhe Kumbaro ikën, nuk ja mban të përballet pa Veliajn

Çështja e TK, edhe Kumbaro ikën, nuk ja mban të përballet pa Veliajn

11:13, 19/06/2018
A+ Aa A-

Pas nxjerrjes jashtë të kryebashkiakut Erion Veliaj nga komisioni i Medias, pasi ishte i paligjshëm aty, ka ikur edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro së bashku me deputetët e mazhorancës.

Që në nisje të komisionit dukej që Kumbaros nuk ja mbante të përballej e vetme me deputetët në lidhje me çështjen e shembjes  së Teatrit Kombëtar, për të ndërtuar kulla.

Pas këmbënguljes së deputetëve të PD-së për daljen jashtë të Veliajt, pasi ai ishte i paligjshëm dhe jashtë rregullores, pas tij ka ikur menjëherë edhe ministrja.

Pas ministres edhe deputetët e mazhorancës i kanë ndjekur nga pas.

Me këto veprim të mazhorancës, duket qartë që çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar është një pazar i pastër i Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të përfituar miliona euro nga prona publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

LU19/06/2018 12:37

Mos eshte gje debile kjo ministrja,pasi keshtu i ishte drejtuar dhe aktorja M. Kondi?.

Shto koment

Denonco