VIDEO/ Shembja e Teatrit, Kumbaro përforcohet me Veliajn në komision, kryebashkiaku bën zhurmuesin

VIDEO/ Shembja e Teatrit, Kumbaro përforcohet me Veliajn në komision, kryebashkiaku bën zhurmuesin

10:16, 19/06/2018
A+ Aa A-

“Rama ju çon ju të dyve çift, kudo!” Me debate të forta ka nisur sot, mes deputetes së PD Albana Vokshit dhe kryebashkiakut Erion Veliajt, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Kryetarja e komisionit Vokshi është habitur nga paraqitja në dëgjesën e ministres së Kulturës, Kumbaro, për shembjen e Teatrit, edhe të kryebashkiakut Erion Veliajt, në në kohë kur ai duhej të paraqitej të mërkurën.

“Rama ju çon kudo si çift ju të dy”, tha Vokshi duke i kërkuar Veliajt të dilte nga komisioni, pasi nuk ishte i thirrur.

Por, Veliaj ka nisur një fjalim të  gjatë me zë të lartë duke deklaruar se opozita ishte kundër projekteve të reja në Tiranë siç kishte bërë gjithmonë, edhe për sheshin “Skënderbej”, edhe për Bulevardin e ri, edhe për Lodrat, edhe për Pazarin e ri, po pavarësisht të gjithave, theksoi ai, ato ishin bërë.

Veliaj tha se nuk mund të vinte në komision nesër, kur kishte datën e caktuar për t'u paraqitur, sepse kishte për të marrë një çmim për sheshin Skënderbej, kështu që Vokshi nuk duhej ta nxirte jashtë po ta mirëpriste.

Vokshi ia ka bërë të qartë prerë se ishte ajo kryetare e Komisionit dhe se nuk lejonte të tregonte arrogancë aty. E ftuar ishte vetëm ministrja e Kulturës, e cila duhej të sqaronte se çfarë po planifikonte qeveria me godinën e Teatrit dhe truallin.

Vokshi: Për çfarë ke ardhur?! Qendro në nivelin e një kryetari bashkie. Nuk vini dot këtu dhe ....

Veliaj: Unë të respektova dhe erdha, po ti nuk e meriton...

Vokshi: Se ç'meritoj e dinë votuesit. Fike mikrofonin, se me mua nuk ia del dot. Mos bëj zhurmuesin!

Veliaj: Jo, me ty nuk ia del gjithë PD-ja, jo unë! Po çdo gjë që keni sulmuar, ka dalë më e bukur! Sa më shumë ta sulmoni Teatrin, aq më i bukur do dalë!

Vokshi: Mbylle mikrofonin! Dilni jashtë!

Veliaj: Po harroje se dal unë jashtë! 

Vokshi: Mbylle mikrofonin! Mbyle dhe respekto deputetët! Mbylle zoti kryetar, se do të urdhëroj t'ju nxjerrin!

Veliaj: PD-ja ka nevojë të rritet, ndërron tre seli, nuk thotë janë historike po aty thotë që artistët të rrinë me minj e mace!

Vokshi: Nxirreni kryebashkiakun jashtë! Ndërpitet mbledhja e komisionit!/ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

memedheu20/06/2018 08:21

Ky lali eri eshte nje PALAÇO i vertete !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

coli19/06/2018 11:13

Rama me manierat e Arturo Ui, është më i dukshëm në harbutërinë e tij diktatoriale, por mendoj se më i rrezikshëm edhe se Rama, është mashtruesi Erion Griselda, një Uriah Hip i neveritshëm që për fat të keq edhe disa aktorë, nuk e kuptojnë se kush është

Asi19/06/2018 10:37

Qellimi eshte ti lihet sa me pak kohe ministres qe eshte e zhytur deri ne gryke me ligjin e artisteve. Veliaj esjte thirur sepse ministrja nuk perballet dot me opoziten.

Erion Goga19/06/2018 10:22

Late nam me ate barrake fashiste prej tallashi nje shemtire arkiteture, por jeni mesuar te jetoni ne Kandahar nuk e doni te bukren. VK.COM

Shto koment

Denonco