Regjisori i njohur: Rama nuk ka guxim të përballet me ne, prandaj çon Veliajn

Regjisori i njohur: Rama nuk ka guxim të përballet me ne, prandaj çon Veliajn

21:16, 18/06/2018
A+ Aa A-

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24, u  diskutua çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar. Të ftuar në studio janë regjisori Robert Budina dhe aktori Laert Vasili.

Regjisori Budina tha se Veliaj e ka humbur të drejtë për të negociuar me aktorët, dhe se në këtë rast po vidhet prona publike.

Sipas Budinës, Rama nuk e ka kurajon të përballet me aktorët se i thahet përshtyma e prandaj çon kryebashkiakun Veliaj të flasë me ta.

“ Veliaj ka humbur të drejtën për të negociuar me ne. Nëse e ulim debatin te sa banjo, sa ndenjëse na duhen është banalitet. Kjo është një strategji tinzare. Nëse teatri do bëhej, do ishte bërë me kohë. Kur Rama ngriti strategji për ta sulmuar atëherë, nuk ia arriti. Thelbi i muhabetit është marrja e pronës. Tani Rama nuk e ka kurajon të përballet me ne se i thahet pështyma e çon Veliajn, që artin e komunikimit e ka shumë të mirë,” tha Budina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco