Manjani ironizon Veliajn: Talent, jo shaka!

Manjani ironizon Veliajn: Talent, jo shaka!

20:02, 18/06/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar kryebashkiun e Tiranës Erion Veliaj, duk e quajtur ‘talent politik’.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale Manjani ka përdorur formën ironike, ku shpjegon se pse Veliaj është një talent politik.

Ja postimi i Manjanit:

Talent, jo shaka!

Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!

Shiheni me vemendje:

1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mengjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!

2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, Ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.

3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, dmth në favor të prishjes së Teatrit.

4. Tezën që Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur

5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i përgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.

6. Kur i thuhet, po mire bëje kontratën me ndërtuesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe ska më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!

7. Teatri bën fiks 30 milionë Euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 Milionë, thotë nuk jam ekspert!

8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!

Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!

Ndaj haku është ti jepet PS-ja dhe jo më bashkia!

Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave...

Dhe këto vendime do jenë “ popullore”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber19/06/2018 19:41

Erion Veliaj gati per cdo rast kur flet ka keto qellime. Te mos u le radhe te tjereve per te fol por te mbushe kohen duke brickullitur ku nuk thote asgje. Nje propagande bajate se cfare po ben. Te sulmoje e frikesoje ata qe ka perballe. Ne total eshte njeriu me shpifur, me i neveritshem qe mund ta rivalizoje vetem Tualet Balla. Ne fakt edhe Tahiri kete ben qe mundohet te zere gjthe kohen ne dispozicion duke fol pa lidhje per te mos lene njeri te flase. Eshte zakoni i Rilindjes per te mos folur per ate qe ju kerkohet por te brockullisin me shpresen se po budallallepsin njerezit.

Shto koment

Denonco