Denoncimi! Ja si zyrtarët socialistë po vjedhin me dokumente pronat publike

Denoncimi! Ja si zyrtarët socialistë po vjedhin me dokumente pronat publike

19:05, 18/06/2018
A+ Aa A-

Që prej ardhjes së socialistëve në pushtet, kanë qenë të shumta denoncimet e qytetarëve ndaj zyrtarëve të lartë të cilët po vjedhin asetet publike.

Qytetarët korçarë kanë denoncuar sot se si drejtuesit e ALUIZNI-t po u japin të afërmve të tyre dhe militantëve të partisë prona publike.

 Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Kësaj i thonë vjedhje me dokumenta zyrtare të pronës publike!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“pershendetje z.SALI!Doja tju beja me dije nje turp te madh qe ka ndodhur ne Korce.Ne drejtorine e ALUIZNIT Korce ku ish-drejtoresha se bashku me nje grup specialistesh kane legalizuar ne emrin e te afermve te tyre kazermat e vjetra te ushtrise.Qe te gjithe keta specialiste jane te perkedhelurit e partise nje prej tyre eshte djali i drejtorit te patentave Korce i cili e ka vjedhur kete prone ne emrin e vllait te tij.Jo vetem kaq por ish-drejtori i hipotekes pasi dha certifikatat e pronesise per kete vjedhje megjithese u hoq nga Rama si i paafte fitoi gjyqin ndaj ZRPP-se me nje vlere prej 10 milion lek dhe si shperblim per sherbimet e tij u emerua drejtor i ALUIZNI-t Korce.Pra djali i njerit vjedh pronat e shtetit dhe per kete shperblehet duke u bere drejtor tjetri i certifikon keto vjedhje dhe prape shperblehet duke u bere drejtor.Ndoshta keta jane te perkedhelurit ose ........?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco