FRPD fillon trajnimin me ekspertët e huaj! Ja për çfarë po përgatiten ...

FRPD fillon trajnimin me ekspertët e huaj! Ja për çfarë po përgatiten ...

19:22, 17/06/2018
A+ Aa A-

Rritja e kapaciteteve të të rinjve dhe angazhimit politik të tyre ka qenë e vijon të mbetet një nga misionet kryesore të FRPD. Në këtë kuadër me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung dhe National Democratic Institute, FRPD u fokusua në rritjen e angazhimit të të rinjve përmes politikave lokale ne një trajnim dy ditor me ekspertë të mirënjohur ndërkombëtare.

Në këtë trajnim me temë: “Angazhimin e aktivistëve të rinj përmes politikave lokale” morën pjesë 35 të rinj të përzgjedhur nga më shumë se 450 aplikante nga qytete të ndryshme të vendit.

Fokusi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i mesazhit politik, komunikimi i mesazhit tek të rinjtë, identifikimi i problemeve specifike lokale dhe ofrimi i zgjidhjeve konkrete, vlerat kryesore te së djathtës dhe demokracisë, teknikat e negocimit, etj.

Angazhimi i të rinjve në politikë është mënyra më e mirë për të ndryshuar realitetin ne të cilin ndodhet rinia sot si dhe mënyrën e politkëberjes. Rinia sot ndodhet përballë një realiteti të hidhur ku kriminelët dhe të korruptuarit promovohen ndërsa te rinjtë e mirëarsimuar enden pa punë dhe pa shpresë.

Në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, FRPD do vijojë turin e trajnimeve për rritjen e kapaciteteve politike të të rinjve në qytete të ndryshme të vendit dhe në muajin shtator do të zhvillohet gjithashtu edhe Akademia Politike e fokusuar këtë vit tek rritja e kualifikimit dhe angazhimit politik të studenteve nga të gjitha universitetet e vendit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco