VIDEO epike: Qytetarja tallet me policët, tek pyetja për Xhafajn, ulin kokën

VIDEO epike: Qytetarja tallet me policët, tek pyetja për Xhafajn, ulin kokën

13:36, 17/06/2018
A+ Aa A-

“O kryemashtrues, shporru nga Klosi dhe qeveria”. Me këtë parullë e kanë pritur banorët e Klosit, kreun e Qeverisë, Edi Ramën, gjatë vizitës që ai ka nisur këtë fundjavë në Dibër. Në videot e publikuara nga qytetarët  shihet sesi ata komunikojnë paqesisht me policët, e dërguar aty për të vënë rendin dhe qetësinë.

“Patjetër, ne ju respektojmë” dëgjohet në video t'u thuhet policëve.

“Jo jo, mos rrini para nesh" - dëgjohet zëri i një tjetër protestuesi. "E ka bërë Sali Berisha, asfaltin, jo ai” duke nënkuptuar Ramën.

“Ju lutem, - dilni andej”, dëgjohet zëri i një polici.

“Jo me gjujt, nuk kemi ardhur me gjujt”, shprehet qytetari që filmon skenën, për të zbutur qëndrimin e një protestuesi tjetër. “Respekt të plotë për Policinë e Shtetit. Ju detyrën tuaj, ne tonën.”

Ndërsa eskorta e Kryeministrit duket se po i afrohet rrugës, qytetarja në video shprehet:

“Vjen Basha me një makinë, o vëlla, nuk ka nevojë për këto. Ishte Sali Berisha kryeministër dhe nuk vinte me eskorta, me helikoptera...Pse vjen me helikopter ky?! A i dhemb shpina?!

Përgjigje plot humor vijnë nga protestuesit:

“Jo po e vrasin...

“Kalon rrugët e këqia, se nuk kalohen”

“Bëhet me veshka ai”...

Qytetarja shfaqet sërish duke komunikuar me humor me policët:  "A, kështu e keni ruajtur dhe drogën?!

Në video shihet sesi policët komunikojnë paqesisht dhe nuk mungon edhe humori. Por vajza me thumb e ka vazhduar bisedën me ta, pavarësish se ka marrë si përgjigje vetëm mimikat e tyre. 

Në fund të videos, e njëjta i drejton pyetjen efektivëvë në detyrë që janë pozicinuar për të mbrojtur Ramën nga protestuesit, pyetjen që duket se i ve kapakun bisedës: “Po hë, a ju pëlqën të keni një Ministër si Fatmir Xhafaj?!”/ar/sh/SYRI.NET

Ndiqeni videon:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco