Zbulohet shifra qesharake e shitjes së 'Santa Quaranta' të Balilajt, resortit luksoz në bregdet

Zbulohet shifra qesharake e shitjes së 'Santa Quaranta' të Balilajt, resortit luksoz në bregdet

12:16, 17/06/2018
A+ Aa A-

Zbulohet shifra qesharake me të cilën Ministria e Financave ka nxjerrë në ankand një nga resortet më luksozë të vendit, sekuestruar si pasuri e vënë nga krimi: resortin “Santa Quaranta” në pronësi të Klement Balilajt, të njohur si “Eskobari i Ballkanit”, person në kërkim ende.

Resorti luksoz “Santa Quaranta” është nxjerrë në shitje nga Ministria e Financave me një çmim fillestar të caktuar nga Agjencia prej 336 milionë lekëshë, afërisht 3 milionë dollarësh.

Në njoftimin e dhënë specifikohet se pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë.

Qytetarët shqiptarë e panë në videot e publikuara nga Policia e Shtetit, bujën me të cilën u sekuestrua resorti i Klement Balilajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta18/06/2018 15:41

Dhe kush guxhon ta bleje Santaquaranten?!e dine se futen ne gjake me balilajt,me korupsion droge apo si ata kane investuar jeten e tyre aty prandaj dhe sguxhon njeri te futet ne pronen e tyre.Shteti i Edvin potures te beje detyrat te arestoje te kerkuarin dhe pike,me shtepite apo pasurite skeni pune ju fekalet e Enver hoxhes,lerini njerzit te qete ne punen dhe djersen e tyre se kane mbajtur me buke nje Sarande te tere..

edvin18/06/2018 10:39

Normal!E blejne prap "vellezrit"Balilaj dhe i japin edhe nje dore plus pastrimit te parave.

Shto koment

Denonco