Reme Lala, Edi Ramës: Po bashkohem me ty, se gratë e tua ministre Xhaçka e Nikolla, janë më të mira se unë

Reme Lala, Edi Ramës: Po bashkohem me ty, se gratë e tua ministre Xhaçka e Nikolla, janë më të mira se unë

11:35, 17/06/2018
A+ Aa A-

Deputetja e PDIU-së Reme Lala, i ka habitur të gjithë me fjalën dhe argumentet që parashtroi, kur njoftoi live përpara kryeministrit Edi Rama, se braktis partinë e saj dhe i bashkohet Rilindjes. Sipas saj Edi Rama i “shpëtoi” mandatin, meqenëse Rruga e Dibrës po nis të ndërtohet.

Por më shumë ajo i habiti të pranishmit kur deputetja dibrane, e cila mori mandatin nga PDIU-ja tregoi edhe arsyen kryesore, për këtë piruet të pritshme në fakt, nga qëndrimet e saj në vazhdimësi. Motivi për këtë “tradhti”, sipas saj ishin pikërisht gratë e Edi Ramës në qeveri dhe pikërisht ministria më e përfolur e arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Kam mundur të shoh e dëgjoj live shumë gjëra gjatë këtij viti të parë të mandatit tim. Kam mundur të kuptoj se nuk janë të gjithë njësoj. (I drejtohet Edi Ramës) Ju keni të drejtë kur thoni: nuk jemi më të mirë, por më të mirë nuk kemi parë. As unë nuk jam më e mira kryetar i PS, por më të mira kam parë në partinë tuaj. Ndaj dua të bashkohem me më të mirat, Olta Xhaçka, Eglantina, Gjermeni, Lindita Nikolla….

Por ndërkohë oreksi vjen duke ngrënë dhe dua të më premtoni sot edhe rrugën Maqellarë-Peshkopi”, komplimentoi Reme Lala, Edi Ramën, në një transmetim direkt në ERTV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku18/06/2018 23:52

Kur bashkohet gjarpëri me iriqin (kadare) len tel me gjema Çame Dibrane.

Bubrreci17/06/2018 15:55

Cope debile kjo dhe debile ato qe adhuron kjo debilja.

Loni17/06/2018 13:50

Cop injorante debile ca pret goca ymer lales

t17/06/2018 12:12

Mjere dibranet per nje jarane si puna kesaj qe si shembull merr paaftesine

cuf dabjoni17/06/2018 11:52

ska faj kjo çupulinka qe u ba deputete me paret e fisit dhe te PDIU-së, r qe don me u rizgjedh. Po fajin e keni dhe ju te PD qe nuk keni treguar qe kur eshte menduar kjo rruge, si ju vu emri, kush e ka ba projemtin,kur filloj ndertimi I saj dhe sa jene kryer deri me sot.....dhe a ka pergjegjesi qiveriu nga dëmi ekonomik per lenien e saj pa vazhduar-qe do kishte mbarue e duke ndihmuar Dibren e Mati. Po nuk I dolet zot vedit (duke marr dhe pergjegjesite) mos pritni vota e deputet veç atyre qe do ju emeroj Edi.....

Shto koment

Denonco