VIDEO/ Akuza e fortë e PD: Rama promovoi biznesin e një familjeje, ngritur me trafik droge Vizita e Ramës në bujtinë

VIDEO/ Akuza e fortë e PD: Rama promovoi biznesin e një familjeje, ngritur me trafik droge

10:30, 17/06/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka sulmuar ashpër, kryeministrin Edi Rama për promovimin e një biznesi të ngritur mbi vrasjet dhe drogën, ndodhur kjo gjatë vizitës së tij të fundin në Lurë.

Në deklaratën e saj PD shprehet sot:

"Edi Rama promovon biznesin e familjes ne hasmeri per pazare droge Mes dhjetera familjeve punetore e te ndershme ne Lure, Edi Rama zgjodhi per te qendruar dhe per te bere publik qendrimin ne familjen e Llesh Docit. Banorët e zones perreth e dine se biznesi i kesaj familjeve i ka bazat tek trafiku i droges.

Kronika e kohes tregon se dy djemte e tij u perfshine ne nje vrasje ne maj 2015 ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane. Te dhenat flasin per prishje te pazareve te droges ne Hollande mes dy familjeve, njera prej te cilave eshte ajo ku bujti kryeministri dhe ua paraqiti shqiptareve si model suksesi."

VIDEO E TAKIMIT TE RAMES NE LURE DHE VIDEO NGA MASAKRA TEK MATERNATITETI NE TIRANE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco