FOTO/ Teatri Kombëtar, Vokshi: Balla bëri një deklaratë banale

FOTO/ Teatri Kombëtar, Vokshi: Balla bëri një deklaratë banale

17:03, 13/06/2018
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, e ka quajtur qesharake, deklaratën e bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për teatrin Kombëtar dhe artistët.

Voskshi shkruan se artistët e kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër prishjes së teatrit.

Ja çfarë shkruan Vokshi në Facebook:

Me deklaratën e tij banale dhe qesharake, Taulant Balla, përpiqet të mbulojë një të vërtetë të thjeshte: Pushteti dhe vete Kuvendi janë të Robert Ndrenikes, Robert Budinës, Taulanda Jupit, Alfred Trebickës Alert Celoaliajt dhe të gjithë shqiptarëve.

Ne deputetët, jemi vetëm perfaqësues të tyre, edhe pse Taulanti e mendon veten si padron të tyre. Vullneti ynë duhet t'i nënshtrohet vullnetit të njerëzve.

Artistët e kanë shprehur hapur vullnetin e tyre: ata janë kundër planit të Edi Ramës për prishjen e teatrit dhe dhënien e tokës së tij klientëve për të fituar qindra miliona Euro. Natyrisht, Taulanti, është në anën e parave të Edi Rames dhe jo artit dhe vlerave të Robert Ndrenikës. Taulanti, nuk mund të jetë në anën e vlerave historike, të identitetit kombëtar, kulturës...

Më poshtë dy dokumentat që mbledhja ka qenë e rregullt, ka qenë në axhendë e përcaktuar, në bazë të rregullores.

Sa për sqarim të Taulant Ballës, Arlekinit të Ramës, që nuk kuptoi kurrë nga Rregullorja e Kuvendit: axhendën e një Komisioni Parlamentar e përcakton, në rastin konkret, neni 32 pika 2 dhe neni 36 i Rregullores së Kuvendit, që thote se kërkesa e 1/3 së deputetëve pranohet automatikisht dhe Komisioni është I detyruar të mblidhet (bashkangjitur rendi i ditës ne faqen zyrtare të Kuvendit dhe shkresat ).

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco