Rama lëshon gjuhën në mbrojtje të Vangjush Dakos: Gjyqtarë e ambientalistë, sharlatanë e maskarenj

Rama lëshon gjuhën në mbrojtje të Vangjush Dakos: Gjyqtarë e ambientalistë, sharlatanë e maskarenj

12:41, 13/06/2018
A+ Aa A-

Nga Durrësi ku gjendet prej dy ditësh së bashku me ministrant e tij, Edi Rama, ka bërë një sulm të paprecedent me akuza të ashpëra  ndaj atyre që u ngritën në protestë kundër Velierës në Durrës. Ai I ka etiketuar mbrojtësit e ambientit dhe vlerave të antikitetit si sharlatanë, si dhe ka sulmuar edhe gjykatën, që vendosi pezullimin e punimeve në atë që u cilësua zona arkeologjike.

“Masakarada politike dhe ata sharlatanë që quhen mbrojtës të ambientit, kush e ka kundërshtuar do të skuqet, skuqje jo xhanëm se nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut, kur Veliera të jetë e përfunduar. Është një ndërhyrje që transformon jo vetëm një zonë, por imazhin e një qyteti të tërë. Shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që është transformuar nga ndotja, trafiku, shëmtia por edhe kthyer në magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti.

Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur, turpi i atyre që e kanë orkestruar dhe ata që janë bërë palë në sistemin e drejtësisë duke bllokuar, penguar, përfshirë në një histori të turpshme. Tipike si janë shumë histori kur ka diçka të re që thyen marrëdhëniet me të shkuarën dhe hap dritare, si ngriheshin në Tiranë për parkun e lodrave dhe tani cojnë fëmijët dhe vënë kapele e gjyslyke dhe venë të parku si diversantë që të mos duken se ishin ata që shkuan më parë për ta penguar, si do venë me kapele e gjyslyke në stadium, që e kundërshtonin nga një supermarket qenefesh kolektive në stadium të standardeve më të larta evropiane dhe më të bukur të Evropës”, shpërtheu Rama në mbrojtje të Velierës dhe Vangjush Dakos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

salah22/06/2018 13:48

Taliban Vangjush Dako: Velieri, Post, Rruga Taulantia, Kanalism, Edi Rama: Mafiosi budallah

Durrsaku14/06/2018 12:28

Servantesi sikur te jetonte nje DonKishot dhe nje Sanco me real se Rama -Dako nuk do gjente... Dako turp i Durrsit.

korcarja14/06/2018 09:31

Ke te drejte kur te dhane gjithe taven. Po sa te jete Lul mavrija ne opozite ti ke te drejte te ofendosh, te delirosh, more arrogant i pafytyre. Po flet per kendin e lojrave. Ju qe e keni kthyer parkun e liqenit ne gardhe. Se ju nuk shikoni dot hapesira por jeni mesuar te mbyllur, te izoluar. Vitet e diktatures kane bere te veten. Po ku e ke te vetmin kend lojrash ne Tirane. Ti qe e ktheve ne identitet kur ishe minister kulture? E zhduket per interesat tuaja. E bet beton. I pafytyre. Mire ja ben ketij populli qe shitet aq lire. Me 5000 leke qe marrin per fushate ja cju ben ti per 4 vjet.

t13/06/2018 13:25

Mor i degjeneruar qe flet sikur je mbreti,dhe spyet per askend,dako e ka dhjere ne plot gjera te tjera,i jane bllokuar plot ndertime te tjera qe i ka dhene ne shkelje te ligjeve te urbanistikes,veliera eshte shkaterrim i vlerave tradicionale tr durrsit,eshte nje turp arkitektonik mu ne pjesen me te bukur te durrsit,por durrsakeve e ketij populli mire ti behet perderisa rri e e duron akoma donkishotin me ssnco pancen

t13/06/2018 13:20

Mor i degjeneruar qe flet sikur je mbreti,dhe spyet per askend,dako e ka dhjere ne plot gjera te tjera,i jane bllokuar plot ndertime te tjera qe i ka dhene ne shkelje te ligjeve te urbanistikes,

Shto koment

Denonco