Rama: Erdoganin e kam adhuruar gjithmonë nga larg, edhe kur nuk ishim miq!

Rama: Erdoganin e kam adhuruar gjithmonë nga larg, edhe kur nuk ishim miq!

11:02, 13/06/2018
A+ Aa A-

Në një intervistë të gjatë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, kryeministri Edi Rama, përveç shumë çështjeve të tjera ka folur edhe për marrëdhëniet e tij ‘speciale’ me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Për herë të parë Rama zbulon se e ka pasur idhull Erdoganin më herët se ai të marrë me dorë të hekurt frenat e shtetit turk.

‘Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta.

Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’, komenton Edi Rama këtë marrëdhënie ‘dashurore’ me Erdogan.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vleresohet qe13/06/2018 12:55

Edhe tre pale zgjedhje , eshte fare e sigurt qe ti do jesh Kryeminister o Edi Rama!

Soni13/06/2018 11:14

Adhuron Erdoganin, hapuuu dheeee. Cfare po pranojme akoma ne o popull per kryeminister.....

Shto koment

Denonco