Gazetari i 'Report TV'/ Turp për Unionin e Gazetarëve, jam me ty Bledi Kasmi

Gazetari i 'Report TV'/ Turp për Unionin e Gazetarëve, jam me ty Bledi Kasmi

12:53, 27/05/2018
A+ Aa A-

Dhuna e ushtruar nga policia ndaj gazetarit Bledi Kasmi, kryeredaktor i RD, gjatë protestës së djeshme të opozitës, është pasuar nga shumë reagime. Një ndër to është edhe e gazetarit të Report Tv, Piro Nase, i cili përmes një postimi në rrjet shkruan i indinjuar për heshtjen nga Unioni i Gazetarëve.

“Një organizatë gazetarësh që nuk dënon dhnën e kolegut të tyre është po pjesëmarrëse në dhunë sa policia.

Nuk pres denoncim nga unioni i lugës dhe pirunit se nuk kanë kohë të dalin për të denoncuar dhunën ndaj kolegut Kasmi sepse u ftohet pilafi dhe fasulet.

Turp për këtë gjiriz që guxon dhe pretendon se mbron gazetarët. Normalisht mbron dhunuesit e gazetarit sepse policia është vëllai i tij.

Në çdo rast jam me kolegët e dhunuar nga cilido pushtet”, shkruan Nase.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco