Vasili: Protestës së opozitës nuk ia kërcet fare për Ramën, peng i ...

Vasili: Protestës së opozitës nuk ia kërcet fare për Ramën, peng i ...

11:24, 27/05/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me komentet e Kryeministrit Edi Rama për protestën e opozitës.

Vasili shkruan në rrjetet sociale se protestës së opozitës nuk ia kërcet fare për ccfarë broçkullit Kryeministri dhe ca të tjerë që komentojnë me mëditje protestën. “Sa për kryeministrin si një llafazan i paditur dhe punëhiç cdo fjalë e shpenzuar për të është kohë e shkuar kot dhe atë si peng të trafikantëve politike, të drogës dhe të krimit kush të dojë le ta mbajë fort”, shkruan Vasili.

Komenti i Petrit Vasilit

Kryeministri dhe ca te tjere, qe komentojne me mëditje protesten.

Le te jemi te drejtperdrejte qe ne fillim, protestes se opozites nuk ja kercet fare per cfare broçkullit kryeministri edhe ca te tjere, qe komentojne. me mëditje protesten, ne fund te fundit sic kane bere ne menyre diarreike perhere.

Protesten se si e ben, se si e organizon dhe cfare mesazhi jep opozita e vendos vete ashtu sic populli qe perfaqson ja kerkon, ndaj edhe me mijra e mijra qytetare e mbeshtesin ate.

Sa per kryeministrin si nje llafazan i paditur dhe punehiç cdo fjale e shpenzuar per te eshte kohe e shkuar kot dhe ate si peng te trafikanteve politike, te droges dhe te krimit kush te doje le ta mbaje fort.

Sa per keta te tjeret komentatore te palodhur nga shtepia dhe jo nga sheshet ku populli proteston,le t'i lene denglat te behen burra e le te bejne nje proteste sa do te vogel dhe te mbeshtesin kolegen e tyre te re por kurajoze Ambrozia Meta por edhe kolegun e tyre Bledi Kasmi si detyrim ndaj profesionit te tyre dhe kunder dhunes se kryeministrit te cmendur.

Kjo e fundit eshte shume e veshtire vertet kur eshte trasta ne mes.....megjithate do presim e do shohim....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco