Moderatori i njohur: Shoqëritë që nuk protestojnë,  vdesin...

Moderatori i njohur: Shoqëritë që nuk protestojnë, vdesin...

10:35, 27/05/2018
A+ Aa A-

Moderatori i njohur Adi Krasta përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se shoqërite që s’protestojnë janë të destinuara të mpaken, ndrydhen …tkurren. Reagimi i Krastës vjen  në një ditë kur opozita dhe mbështetës të saj protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Nuk është luks të protestosh.

Është përgjegjësi për një kauzë që është e lidhur jo vetëm me ty… por kushtëzon jetën e të gjithëve .

Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar, për të gjetur fuqinë e shprehjes.

Ne jemi qytetarë dhe protestues. Nuk ka rrugë të posacme për protestën. Nuk ka sheshe të përcaktuara e faqe të dedikuara on line.

Nuk ka kauza të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme. Është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur. Apatia është fillimi i gjumit. Indiferenca është përgjumja para vdekjes”, shkruan Krasta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t27/05/2018 11:49

Protestat duhen bere sa here nje qeveri abuzon me pushtetin dhe kundra interesit te shoqerise,por protesta tja arrijne qellimit te vet,por jo xhiro ne bulevard siç po ben luli.ai jo vetem pa kufizim kohe nuk e beri protesten,por as 4 ore nuk e mbajti dot,dhe neser pret qe ti shkojne nga mbrapa? Perderisa ky popull nuk po reagon vete pa thirrjet e partive,atehere partia qe i therret ne proteste ti therrase mire mendjes,se populli nuk eshte vegel e tyre

Askushi27/05/2018 11:24

Po, eshte e vertet qe shoqerit duhet te reagojn, duhet te kerkojn, duhet te ndalojn, duhet te protestojn, duhet te revoltojn, duhet te marrin fryme, duhet te jetojn. Ndryshe ato jane nenshtruar, kane vdekur. Por kush duhet te jete ne krye te kesaj shoqerije, ne krye te ketij populli, pervec partive politike ( qe fatkesisht kane humbur besimin) . Mendoj se duhet te jene njerezit si Krasta si Peka, si Shkullaku, si Lubonja.... etj. Kur nuk dalin keta te reagojn, te protestojn, athere ju prisni te dalin pabuksat? Nga shoqerija, nga populli, nga pseudointelektual, nga partit opozitare, kesaj qeverrije nuk ka per ti ndodhur asgje. Ajo thjesht do te mbytet ne llumin e vetekrijuar nga ajo.

Shto koment

Denonco