Zyrtari i PD: Nëse nuk hapen negociatat, një barrë të madhe ka Xhafaj. Qeveria rrëzohet me protesta

Zyrtari i PD: Nëse nuk hapen negociatat, një barrë të madhe ka Xhafaj. Qeveria rrëzohet me protesta

18:56, 26/05/2018
A+ Aa A-

Gerti Bogadi, Sekretar për Marrëdhëniet me jashtë në PD, tha në studion e lajmeve të “SYRI.net” se nëse negociatat e Shqipërisë me BE për integrimin nuk hapen, atëherë një barrë të madhe të fajit e ka Fatmir Xhafaj. Ish deputeti demokrat deklaroi se ministri, i cili është vënë së fundmi në qendër të akuzave pas audio-përgjimit të vëllait të tij Agron Xhafaj, “duhet të japë dorëheqjen”.

Bogdani tha qeveria duhet rrëzuar dhe tregoi edhe mënyrën sesi arrihet: Me protesta të vazhdueshme.

“Zoti Rama s’mund ta lëshoj aq lehtë postin, se ka gabuar aq rëndë me dy ministra (Tahiri dhe Xhafaj)”, deklaroi zyrtari i PD, duke theksuar se protestat duhet të jenë paqësore. Sipas tij, në këtë mënyrë, do të mbështeten nga më shumë persona.

Për të arsyetuar deklaratën e tij, ai bëri një paralelizëm me protestat për armët kimike.

“Protesta filloi me 17 veta dhe arriti në qindra-mijëra veta. Rezultati në fund të ditës ishte: Rama i tha ‘jo’ importimit të armëve kimike të Sirisë”.

Lidhur me raportimet në mediat pranë qeverisë, se numri i protestuesve sot ishte i ulët, Bogdani tha: “Rama ka një aftësi sh të mriz të kapur mediat”.

“Janë të pakta media si ju që mbeten deri diku opozitare apo shohin realitetin siç është dhe kjo është rrëshqitje drejt një autokracie. Janë ato media që nuk patën guxim ta pyesnin (Ramën) se pse nuk gjen dot një njeri të paimplikuar në trafik droge për postin e Ministrisë së Brendshme”, shtoi.

Ish-deputeti demokrat deklaroi se “në të mirë të qytetarëve”, shpreson që Rama mos ta mbyllë mandatin qeverisës.

I pyetur nëse PD është gati për zgjedhje, ai u përgjigj: “Absolutisht që po, por duhen garantuar zgjidhje të lira e të ndershme, jo si zgjedhjet e fundit që u blenë me lekët e kanabisit”.

*Bogdani: Protesta e arriti qëllimin, Xhafaj largohet ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dikushi26/05/2018 19:06

dmth protestat (meshet e Bashes ose faljet ne xhami quajeni si te doni) do te rifillojne nga vjeshta

Shto koment

Denonco