Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Protesta e opozitës, Astrit Patozi akuza Bashës, nuk e kursen as Ramën

Protesta e opozitës, Astrit Patozi akuza Bashës, nuk e kursen as Ramën

16:13, 26/05/2018
A+ Aa A-

Nga Astrit Patozi

Sot pamë "live", me zë e me figurë, me dron dhe pa dron, shfaqjen e rreme në kryeqytet të Babaleve, që na udheheqin.

Te atyre, që janë në qeveri, dhe të tjerëve që janë në opozitë.

Ndaj ashtu si në të gjitha betejat e gënjeshterta, mos prisni më kot që të ketë fitues.

Do të dëgjoni, nga njëra anë, se protestës në bulevard ju bashkuan 1 milion shqiptarë, kurse, nga ana tjetër, që aty nuk ishin më shumë se 500 vetë.

Sepse kaq të largët e kanë distancën me të vertetën Babalet, që na drejtojnë, s'ka rëndësi nëse janë në pushtet apo në opozitë.

Ndaj e vetmja keshillë është të mos i dëgjoni seç thonë, por shikojini vetë pamjet, me dron e pa dron, njësoj si në ato ndeshjet e rëndësishme të Champions League, kur në momente delikate, nuk ke pse e dëgjon fare komentatorin, është apo nuk është penallti.

Babalja në opozitë thot? se ka dalë me sukses, sepse at? di që ka për detyrë, që të shtyjë ditët e veta dhe të bëjë sikur po ngre ne këmbë popullin e revoltuar.

Nje Zot e di ku e gjen forcën dhe guximin, që të bëjë prapë si i fortë, edhe pse e di që të gjithe kanë televizor në shtëpi dhe e kane parë gjithçka me sytë e tyre.

Babalja në qeveri po rreh gjoksin prej disa orësh dhe po mburret p?r dështimin e vëllait të vet ne opozitë.

Por gëzohet kot, sepse kjo nuk ka asnje lidhje me njerëzit dhe atë vetë.

Sepse e vetmja meritë e Babales së fortë në këtë mes është që ai tjetri nuk ekziston.

Vini re sa të ngjashëm janë edhe kur shahen dhe tregojnë me gisht njëri-tjetrin dhe bëjnë sikur tashmë janë në gjak.

Po akuzohen reciprokisht dhe me shumë tërsëllëmë dhe pasion si shkaktarë të refuzimit të Europës. Dhe kjo per ata është arsyeja më e fortë e kësaj "lufte epike", për të mos thënë që është e vetmja arsye.

Sepse për ta nuk ka rëndësi se si jetohet nga brenda Shqipëria, por vetëm se si duket ajo nga jashtë.

A thua se kjo eshte një fotografi apo nje video e shkurtër reklame, që duhet ta shohin për disa çaste të huajt, sa për të krijuar një ide.

Dhe jo si i vetmi atdhe që kemi, ku gdhijnë dhe ngrysin ditë shumë të veshtira për shkak të keqqeverisjes miliona shqiptarë.

Mes dy Babaleve, që zihen për pushtet në Bulevardin "Deshmorët e Kombit", jam i sigurt se shumica e shqiptarëve sot nuk zgjedh asnjërin.

Atij më të dobëtit, që bën kinse si i fortë, ia numuruan brinjët sot, me zë e me figurë, me dron dhe pa dron.

Saqë më mori malli për protestat e Shaban Memise para vitit 2000, kur PD ishte në vështirësi. Na dukeshin të vogla atëherë, por e keqja nuk paska fund.

Por edhe ai më i forti t? mos trimërohet kot, vetëm nga dobësia apo kapja e tjetrit.

Sot kishim mundësi t'i numuronim vetëm policët atij, por do të vijë shpejt dita që të testohen edhe njerezit që e mbështesin.

Shqipëria nuk mund ta lërë fatin e vet në dorë të Babaleve dhe as të marrëdhenieve që mund të kenë ata me njëri-tjetrin, pavarësisht se kush prej tyre bie ne burg dhe kush nuk i dërgon tjetrit nj? paketë cigare.

Për rastësi ose jo, fiks si sot një vit më parë pala sulmuese dorëzonte me triumfalizëm listën e fitores mbi rivalen e vet, pas romance të fortë dashurie joplatonike.

Ndaj kjo e bën edhe më të shëmtuar e të neveritshëm teatrin e sotëm në bulevard.

Shqiptarët kanë nevojë për një alternative të re politike, që nuk ka asnjë lidhje me Babalet e sotme, që na udheheqin, disa në qeveri dhe të kënaqur, ndërsa të tjerët, në opozitë, duke bërë si të mërzitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkoder 27/05/2018 01:36

Me kujton filmin Rrethimi i Vogel. ..at qi kishte kap diversanta. ..at betharin

Bobi vl 26/05/2018 19:26

Patozi je i madh! Duhet te ishe ti ne vendin e lulushit dhe pd sot do ishte ne pushtet!

katoliku demokrat26/05/2018 19:10

Babale eshte 100 here me trim, me I zgjuar dhe me I sinqerte e me burre se Patozit qe perhere I kruhet byca....Patoz vrap te Kristi Penderi te kruash bycen.Por laje bycen se nuk te pranojne pastaj te LGBT-ja me bycen pis.

mondi26/05/2018 18:40

BOLL

Daj Jaku26/05/2018 18:33

O Patos! Po ti ku ishe, ku e pive kafen sot paradite, duke shkruar artikuj kritikë 360 gradë? Deri tani ke thëne me cilët nuk je, pa na thuaj me kë je. Edhe i vetëm trim në facebook. Pak a shumë si puna ime? Nuk rrëxohet mafja nga pushteti me artikuj, rrëzohet me dhunë, me dhunë popullore.

idi26/05/2018 18:00

Zoti Patozi ndonjehere ju kam dhene edhe te drejte per menyren si drejtohet PD por sot u binda perfundimisht se ju beni lojen e Rames. Pikerisht ne keto kohe nuk eshte koha per tu marre me Bashen por me kete qeveri kriminelesh. Te rish me Mero Bazen gjithe diten e naten nuk e kupton kur e kalon cakun.

Drini26/05/2018 17:58

Ku e ke Partine tende z.Patozi....mbete duke share e tallur PD-ne dhe ata qe te mbajten ne karrike.....sot qe nuk e ke, vjell vetem vrer. Mblidhi karrikethyerit si puna jote, bej partine qe do dhe dil lufto rilindjen...

E26/05/2018 17:45

Shko o Patoz vetem me fb merresh prandaj tallet Edi Rama sepse u ka ju ,dhe tradhetaret e tjere ne te gjithe SHQIPERINE, qe e ndihmoni kete pushtet krimininal qe vret shqiptaret cdo dite dhe qe shqiptaret u njohin te gjitheve nje per nje ,dhe favoret qe u jep pushteti per te mbajtur kete rregjim kriminal dhe gjithe gjynafet dhe krimet qe ben ky pushtet ,keni pjese dhe ju.

Ajo26/05/2018 17:31

Patozi sot ka feste! Por eshte shume shpejt qe te gezohet! I lumte PD-se dhe Bashes qe nuk rane ne gracken e ngritur nga hetuesi i Enverit, Xhafaj! Populli i cfilitur nuk ka gjak te tepert per te derdhur neper rruge! PD si parti e tipit perendimor shmangu nje tragjedi si ajo e 21 Janarit, te cilen Rama dhe PS ia faturuan me pa te drejte PD-se dhe Z. Berishes. E vetmja alternative qe i ka mbetur opozites sot eshte dorezimi i mandateve. Popullin e kane me vete ( shumicen). Nese dorezojne mandatet dhe largohen nga parlamenti ilegjitim, kjo qeveri e droges do te bjere shume shpejt!

Taku26/05/2018 17:15

Vetem kete lloj robi nuk arij ta kuptoj!!!

beqir26/05/2018 16:55

Ik shporru o by--e q--e,kumarxhi i mutit,legen

i deleguari26/05/2018 16:54

Sado te ndryshem e heq vehten nga Lylzim Basha,po prap ju ngjani shume o udheheqesi i perjetshem, nen/kryetar Astrit Patozi. Luli e mbledh popullin nje ose dy here ne dy vjet e po kaq fjalime ben edhe ti kunder Edvin Norieges,se helbete ti ngjan me luaneshen qe pjell nje here ne vit , por luan ama ,se zotria jote nuk eshte si Berisha ,me tre statuse ne dite. Jeni nje dore o Astrit e ishalla e mban fjalen per ate "aksjonin politik" jashte PD,se do ishe vertet i madh e shume i falenderuar po ta merrje me vehte e t'i beje nje vend edhe holandezit!

Shto koment

Denonco