LSI: Rama nuk do ta shpëlajë dot kurrë gjakun nga duart

LSI: Rama nuk do ta shpëlajë dot kurrë gjakun nga duart

14:51, 26/05/2018
A+ Aa A-

LSI-ja ka reaguar ndaj dhunimit që iu bë sot sot gjatë protestës së opozitës, kryeredaktorit të gazetës RD, Bledi kasmit.

Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili deklaroi se:

"Kryeministri peng, pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij. Maskarenjtë e qeverisë gjakosen gazetarin Bledi Kasmi.

Ky është kryeministri i mbaruar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve.

Ky është kryetari i maxhorancës së frikacakëve, që i merret fryma nga frikërat e natës dhe gjumit të prishur nga hesapet e hapura të drogës dhe haraçet e papaguara kriminelëve.

Gjakun nuk do ta shpëlajë dot nga duart, kurrë," theksoi Vasili.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco