Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Basha: Nuk jemi këtu për pushtet, por për Shqipërinë si gjithë Europa

VIDEO/ Basha: Nuk jemi këtu për pushtet, por për Shqipërinë si gjithë Europa

11:29, 26/05/2018
A+ Aa A-

Duke folur para mijëra shqiptarëve që kanë dalë në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës, Lulzim Basha është shprehur se ‘nuk jemi këtu për pushtet, por për të qëndruar përballë një qeverie antieuropiane’.

Pjesë nga fjalimi i Lulzim Bashës:

Ne jemi këtu për t’i treguar Europës, perëndimit, se qeveria bizantine që synon nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve. Ne jemi mbledhur në këtë shesh për të qëndruar si europianë përballë qeverisë më antieuropiane që ka sot Europa.

Përpjekja jonë nuk është përplasje mes qeverisë dhe opozitës, nuk është luftë për pushtet por përpjekje kundër sundimtarit shkatërruese.

Përpjekja jonë është beteje midis të mirës dhe të keqes, atyre që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë, midis atyre që duan siguri dhe rend dhe atyre që kanë kapur shtetin.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, është dhunimi i të drejtave të qytetarëve, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco