Audio-përgjimi/ ‘Deklarata e Xhafajt si gjyqi i Toto Rinës’

Audio-përgjimi/ ‘Deklarata e Xhafajt si gjyqi i Toto Rinës’

23:02, 25/05/2018
A+ Aa A-

Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo, tha në studion e lajmeve në Ora News, se prej vitesh është ngritur alarmi i  për shtetin që po kapet nga krimi, ndaj ftoi qytetarët të bëhen bashkë nesër në protestë për të larguar qeverinë.

Bozdo, iu përgjigj ministrit Fatmir Xhafaj i cili tha se nëqoftëse audio del autentike ai jep dorëheqje, duke theksuar se ai mbron vëllain e tij trafikant dhe lidhjet e qeverise me krimin. 

I pyetur për kohëzgjatjen e protestës, ai tha se vendimi i përket qytetarëve në shesh.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, tha se protesta e nesërme do të jetë madhështore, ku qytetarët do bëhen bashkë për largimin e qeverisë. Partia Demokratike ka ngritur alarmin, tha Bozdo, për një shtet që po kapet nga krimi.

Bozdo garantoi protestë qytetare, duke hedhur poshtë mundësinë e trazirave.

Bozdo iu përgjigj dhe deklaratës së Ministrit të Brendshëm, për të cilin po protestohet, i cili deklaroi se nëqoftëse audio del autentike ai do të dorëhiqet.

”Kjo më kujton gjyqin e famshëm të Toto Rinës para disa vitesh ku nga qelia ku mbahej bërtiste vazhdimisht: Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm! Sot situata është shumë e qartë, njerëzit e dinë shumë mirë se kush është roli i vëllait të Agron Xhafajt në Vlorë, me çfarë është marrë ai, cila bandë ka zëvendësuar kë”.

I pyetur nëqoftëse ekspertiza e nxjerr audio-përgjimin jo autentik, Bozdo tha se kjo tashmë është përcaktuar nga Kryeministri që sipas tij ka kap drejtësinë, ndërsa sipas tij opozita nuk do ndryshojë qëndrim politik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp 26/05/2018 08:11

Sipas zotnise edhe po te shprehet prokurorija, edhe po te shprehet studjo e specializuar nderkombetare per falsitetin e audio pergjimit, PD do vazhdoj te thote qe Ne jemi te virgjer, ndersa Fatmir Xhafa me barre.Ose nese do tu bjere halli te pergjigjen edhe ligjerisht, do tu duhet te justifikohen se i kane cvirgjeruar ne gjume ,ndersa ministrit ja kane hequr femijen si Griseldes.

Shto koment

Denonco