Rama në Kuçovë: Nuk jemi të imunizuar nga grabitqarët, Skenderbeun ia kemi lënë Spiropalit...

Rama në Kuçovë: Nuk jemi të imunizuar nga grabitqarët, Skenderbeun ia kemi lënë Spiropalit...

18:41, 25/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies me publikun, në qytetin e Kuçovës. Asshtu si edhe në takimet e mëparshme, Rama është shprehur se qeveria ka ulur taksat për qytetarët, ndërsa të pasuarit paguajnë më shumë.

“Ne na akuzojnë për lidhjet me oligarkët, por ne bëmë që oligarkët të paguajnë më shumë taksa”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri u shpreh se nuk jemi të imunizuar nga grabitqarët dhe parazitët në nivelet nga më të ndryshme të administratës. Në këtë kuadër i kërkoi qytetarëve që të denoncojnë në portalin e bashkëqeverisjes rastet kur zyrtarët kërkojnë ryshfet apo nuk i japin përgjigje për problemet që parashtrojnë.

“Sigurisht është një beteje që nuk fitohet në 6 muaj, por është betejë fitohet bashkë me qytetarët. Me një aplikacion e ke qeverinë në xhep”,tha Rama.

Por gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer batutat. Një qytetar pasi i kërkoi kryeministrit zgjidhjen e një problemi që kishte, e uroi Kryeministrin të ketë jetë e shndet, ndërsa tha “Skënderbeu ka thënë që lirinë…”

“Për Skënderbeun kemi Elisën. Mos na ço tek Skënderbeu se e ka Elisa Spiropali atë punë”, ishte batuta e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco