Ristani në Syri.net: Protesta e nesërme do të jetë masive, presim ...

Ristani në Syri.net: Protesta e nesërme do të jetë masive, presim ...

18:15, 25/05/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme pritet të jetë më masivja.

Sipas tij pavarësisht kohës së pakët që patën në dispozicion, deputetët dhe strukturat e PD-së kanë trokitur derë më derë për të sensibilizuar qytetarët.

‘Protesta të tilla kaq masive sa ajo që pritet, duan një organizim të mirë, duan shumë punë. Për hir të së vërtetës këtë herë nuk kishim shumë kohë, por gjithsesi strukturat janë angazhuar dhe puna është bërë, dhe pritet që protesta masive.

Kur flasim për protestë masive nuk flitet vetëm për strukturat e PD-së, apo partive aleate, por kemi parasysh një pjesëmarrje shumë të gjerë qytetare.

|Gjatë gjithë këtyre ditëve deputetë të PD-së kanë patur takime jo vetëm me struktura, por kanë trokitur derë më derë dhe protesta do të jetë tejet masive’, tha Ristani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco